Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wadephul
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania u ka bërë sërish thirrje shteteve të tjera anëtare të BE-së që të punojnë për përshpejtimin e procesit të zgjerimit lidhur me pranimin e shteteve ballkanike. Nga Podgorica, Ministri i Jashtëm Johann Wadephul iu referua për këtë planit franko gjerman.

“Ka përgjegjësi nga të dyja palët kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit të BE-së. Vendet e rajonit duhet të zbatojnë reformat. Por edhe ne, si shtete anëtare të BE-së, duhet të sigurohemi që perspektiva e BE-së të mbetet e besueshme. Nuk mund t’u kërkojmë partnerëve tanë të ecin më shpejt ndërkohë që BE-ja qëndron në vendnumëro. Kjo është arsyeja pse përparimi në reforma duhet të shpërblehet me përparim në procesin e anëtarësimit. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të përshtatim procedurat tona të vendimmarrjes për të përgatitur strukturën tonë institucionale për shtetet e reja anëtare”, tha Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul.

Wadephul flet për rrezikun rus në këtë rajon.

“Në një botë ku konkurrenca gjeopolitike po rritet, ne duhet të reduktojmë pasigurinë lidhur me të ardhmen prandaj, dua ta përsëris qartë: e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron brenda Bashkimit Evropian. Kjo është aq më e rëndësishme sepse e ardhmja jonë e përbashkët kërcënohet, para së gjithash, nga ëndrrat e Putinit për një Rusi perandorake, e cila kërcënon Evropën në tërësi. Besoj se integrimi dhe bashkëpunimi i suksesshëm evropian mund të na bëjnë më rezistentë ndaj këtij kërcënimi. Kur mbizotërojnë bashkëpunimi dhe besimi, është më e vështirë për aktorët armiqësorë që të na përçajnë”, tha Wadephul.  

Shefi i diplomacisë gjermane ju kujton shteteve kandidate detyrat e shtëpisë.

“Duke forcuar shtetin e së drejtës, duke luftuar korrupsionin, duke çmontuar krimin e organizuar, duke ndërtuar institucione funksionale i gjithë rajoni do të bëhet më rezistent. Në Ballkanin Perëndimor duhet bashkëpunim më i ngushtë ekonomik, siguri, qëndrueshmëri dhe mundësi për brezin e ri brenda këtij rajoni. Këto nuk janë thjesht detaje teknike. Ato u mundësojnë njerëzve ta përjetojnë dhe ta kuptojnë BE-në në jetën e tyre të përditshme, madje edhe para se t’i bashkohen asaj”, tha Wadephul.

Gjermania u angazhua që të japë edhe 500,000 euro për Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve.

ballkani BE Gjermania Shtetet wadephul
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.