Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plas sherri në FB mes ish-nënkryetares së KQZ e ish-deputetit të PS

20:30 / June 9, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dedja subashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja është përplasur publikisht me ish-nënkryetaren e KQZ-së, Dëshira Subashin për vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Dedja e cilëson atë më shumë si gjest politik, për uljen në bisedime.

“Me shumë se gjest ligjor unë e lexoj aktin e Presidentit si gjest politik që nxit palët te ulen nëbisedime për daljen nga kriza”, ka shkruar ai në rrjetin social.

taulanti

Sakaq Subashi i ka kometuar duke thënë se këtë vendim të presidenti Meta e mori si shkak i interesave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Taulant ky “akt” nuk eshte akt prej nje burri shteti. Shteti ka ligje. Presidenti ka marre detyren vetem mbi BETIMIN per zbatimin e Kushtetutes se Shqiperise, para Parlamentit Shqipetar. Edhe Ju e pranoni se akti i Presidentit nuk eshte i ligjshem, …por cfare? Ju thoni per te ul palet ne bisedime . Jo miku im!”, komenton ajo në statusin e ish-deputetit.

Më poshtë debati mes tyre:

Komenti i Dëshira Subashit:

Taulant ky “akt” nuk eshte akt prej nje burri shteti . Shteti ka ligje. Presidenti ka marre detyren vetem mbi BETIMIN per zbatimin e Kushtetutes se Shqiperise, para Parlamentit Shqipetar. Edhe Ju e pranoni se akti i Presidentit nuk eshte i ligjshem, …por cfare?
Ju thoni per te ul palet ne bisedime . Jo miku im!
Palet te ulen a te mos ulen eshte e drejta e tyre kur dhe ku e mendojne ; ligjet duhen zbatuar.
Kur mendon Presidenti ti shpalle zgjedhjet? Pse nuk e caktoi daten e zgjedhjeve sipas tij?
9 muaj para mbarimit te mandatit te zgjefhurve vendor caktohet data e zgjedhjeve.
Ne caktimin e dates se zgjedhjeve. 30 qershor Presidenti thiri ne konsultim partite politike. PS kerkoi si date zgjedhjesh javen e parafun DC it te qershorit..PD&LSI kerkuan 30 qershorin. 30 qershorin dekretoi Presidenti.
Tani c’e gjeti ?
Nuk e kam menduar kurreeeee qe kjo mund te ndodhte.
Eshte shume e rende per nje shtet.
Eshte e pamerituar per mua dhe per cdo kush qe mendon si mua.
Ne fakt une i kam provuar ne kurriz aktet e dhunshme te sjelljes se Presidenteve me mua duke shkelur haptazi ligjet pas mbarimit te mandatit ne KQZ.
Shkeljet e “vogla” ne dukje te ligjit sjellin cenime te medha te shtetit.
Por sikleti i madh kur je burr e grua dhe ben pune qe perkojne kunder..

Përgjigja e Taulant Dedja:

Deshira me vjen keq por kjo nuk eshte asgje para korrupsionit dhe krimit qe ka marre peng shtetin. Kush ka vesh e sy te shohe e te degjoje. Nese partia ne pushtet ne Gjermani thote qe Shqiperia nuk ka bere asnje detyre ne lidhje me integrimin une jam i prirur ti besoj Gjermanise. Sikurse i besoj skandalit qe publikoi Bild Zeitung. Kjo qe beri Presidenti nuk eshte me e rende se sa fakti qe Shqiperia ka mbetur pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte. Jam vete ish-anetar i KQZ dhe ish-politikan dhe di qe ka nje gje qe qendron mbi ligjet, qe i kemi bere rrecka, duke filluar nga Kushtetuta, ajo gje qe eshte mbi te gjitha eshte interesi kombetar, Dhe per hir te ketij interesi palet duhet te ulen ne dialog. Mos e banalizoni kete ceshtje duke e trajtuar si marredhenie burre grua! Ku mbeti pa shkelur ligje e kushtetute ne kete vend?????

Replika e Subashit:

I dashur Taulant Ju keni bere analiza gjithfaresh , ndersa ne fokus eshte nje ceshtje : e drejta e Presidentit te C’Dekretoje .
Ne te vertete eshte rasti i pare i nje ‘C’Dekretmi”.
Dy raste te tjera kane ndryshuar pjeserisht ate me daten zgjedhore brenda kufijve te lejuar nga Kushtetuta.
Ne aspektin ligjor e konsideroj nje situate te rende qe perben proces te parregullt ligjor te drejten per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur ne afat kushtetues.
Ne aspektin politik le te pergjigjen politikanet.
Taulant me vjen keq kur me thoni se une paskam banalizuar mardhenien burre-grua per kete ceshtje.
Ju me sa duket me keni keqkuptuar.
Zonja e Presidentit drejton nje parti politike opozitare sot , qe kerkon te mos behen zgjedhje me 30 qershor.
Per kete shkak , vendimi eshte brenda kushteve te interesit ne kete lidhje keshtu qe do te pamundesonte kete veprim ne gjykimin tim.
Kurrsesi nuk eshte ne me /Gazeta Liberale

debati

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.