Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq që përfshiu Lezhën gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Katër fidra kanë pësuar defekte, duke lënë pa energji disa fshatra në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe disa lagje të qytetit të Lezhës.

Grupet e OSHEE-së kanë nisur punën për riparimin e defekteve, të cilat, sipas të dhënave paraprake, lidhen edhe me amortizimin e rrjetit elektrik. Pritet që furnizimi me energji të rikthehet së shpejti pas përfundimit të ndërhyrjeve në linjat e dëmtuara.

Probleme janë regjistruar edhe në lagjen Skënderbej të qytetit të Lezhës ku një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa, duke shkaktuar frikë te banorët. Si pasojë, në njërën prej këtyre banesave pati edhe dëmtime të pajisjeve elektrike.

Edhe në këtë zonë kanë ndërhyrë ekipet për riparimin e defektit, por situata ngre shqetësimin për sigurinë e banorëve. Për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla dhe rrezikun për banesat, kërkohet zhvendosja e linjës elektrike.

energji elektrike jashte funksioni Lezhe moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

09:11 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.