Përballja mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania” ka sjellë atmosferë të zjarrtë edhe në tribuna, ku tifozët shpalosën një koreografi me mesazhin “Ushtria Çlirimtare”.
Krahas koreografisë, në stadium u dëgjuan thirrjet “UÇK”, duke shoqëruar atmosferën e derbit mes dy skuadrave kryeqytetase.
Rivaliteti Tirana–Partizani shtrihet tradicionalisht edhe në tribuna, ku koreografitë, banderolat dhe mbështetja e tifozerive janë pjesë e veçantë e kësaj përballjeje.