Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi Adriatik Kupi dha sot dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Deri më tani Bodo mbante detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.
