Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët

10:52 / October 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bjorn Runa

Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit u reklamua prej gati një jave si një protestë studentore kombëtare. Nisur nga gjendja e sistemit tonë arsimor dhe vetë universiteteve, mund të pritej një listë e gjatë ankesash konkrete nga më të ndryshmet dhe, mbi të gjitha, që studentetët të mbërrinin aty me një gjuhë krejt të tyren.

Por u deshën vetëm pak minuta që çdo pritshmëri e tillë të zhbëhej.

Mjafton të shihje pjesën dërrmuese të njerëzve të mbledhur aty me qeleshe dhe flamujt e Ballist Morinës hedhur krahëve, për të kuptuar se e gjitha ishte episodi i radhës i protestës së zakonshme në Bulevard, që përpiqej përmes studentëve të ulte moshën e saj mesatare.

Kjo është veçanërisht për të ardhur keq, sepse vetë Revolucioni Flamingo përfitoi fillimisht nga energjia e të rinjve. Javët e para, ai u përshkrua si një revoltë e të rinjve, karakteri i së cilës u përcaktua nga Gjenerata Z. Por, pas pesë muajsh, freskia e ditëve të para është zëvendësuar nga një kulturë politike shumë më e vjetër dhe më e parashikueshme.

Ndoshta kjo është arsyeja përse ju duhej kaq shumë një protestë e studentëve sot.

Natyrisht që nuk ka asgjë të gabuar që studentët të jenë politikë dhe të dalin jashtë kërkesave të tyre fillestare, madje edhe të revoltohen agresivisht në momentin që përballen me dhunë apo indiferencë  ndaj kërkesave të tyre. Por, është depresionuese të shohësh se si të rinj, në një protestë që supozohet të jetë për shqetësimet e tyre, përsërisin parulla që nuk kanë asnjë lidhje me ta. Me sa duket, privatizimi i nocionit të protestës nga Flamingot arrin deri aty sa edhe studentëve ju lejohet të revoltohen vetëm pasi t’i kenë përkthyer ankesat në gjuhën e flamingove.

Kjo është edhe arsyeja pse skenat e sotme ishin edhe më zhgënjyese se sa po të kishte qenë pjesëmarrja e vogël apo protesta e dobët. Mund të kishte qenë e gjitha një dështim për nga artikulimi apo mosarritja e objektivave, por të paktën duhet të kishte luksin të tingëllonte si diçka e re që sapo ka nisur. Përkundrazi, sot e gjithë protesta – nga estetika te fjalori dhe ligjërimi – dukej e marrë gati nga Falmingot, çka i hoqi pikërisht atë që mund ta bënte interesante: elementin e befasisë dhe surprizës.

Flamingot donin studentë që t’u ulnin moshën mesatare të protestës. Në fund, arritën vetëm t’u rrisnin moshën politike studentëve.

bjorn runa opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

19:36 / October 14, 2026

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

19:57 / October 13, 2026

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht

14:37 / October 13, 2026

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

21:08 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.