Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

21:08 / October 8, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lacivita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Modestisht, dua të sjell në vëmendje një episod të majit të vitit të kaluar, kur, në emisionin NOW të Erla Mëhillit, deklarova publikisht se Chris LaCivita ishte kokrra e mashtruesit!

Nuk e thashë nga ndonjë antipati personale. As nga ndonjë lidhje me Ramën, siç nxituan të më akuzonin. E thashë sepse kisha lexuar diçka që shumëkush nuk donte as ta dëgjonte, e jo më ta kuptonte.

Atë mbrëmje lexova drejtpërdrejt në studio një bisedë të LaCivitës me dy persona që e kishin regjistruar. Në atë bisedë flitej për ndihmën që ai po u jepte konservatorëve australianë. Dhe, për të ilustruar aftësitë e veta, LaCivita sillte si shembull shqiptarët, të cilët, sipas tij, shkriheshin fare nga asistenca e tij!

Pra, njeriu që PD na e shiste si magjistarin elektoral të Trumpit, në biseda me të tjerë na përdorte si shembull të një klientele që mund ta impresiononte lehtësisht.

Për mua ishte e qartë se ky njeri nuk ishte as pjesëtar i stafit të atëhershëm të Trumpit, as këshilltar i jashtëm i tij, siç na e prezantonte propaganda e PD-së.

Por në Shqipëri problemi është se vërteta nuk ka rëndësi nëse nuk e thotë shefi!

Sapo e thashë këtë, mu sulën me bukë në trastë militantë, gazetarë e politikanë të PD-së. Më quajtën “tradhtar të shitur te Rama”, “avokat të krimit që nuk ka fytyrë të quajë mashtrues njeriun e Trumpit” dhe plot etiketime të tjera, përveç sharjeve të rastit, nga arsenali i zakonshëm i mendimit politik me komandë.

Imagjinoni çfarë logjike! Meqenëse isha avokat nuk paskësha të drejtë të lexoja një bisedë publike dhe të nxirrja përfundimet e mia për një konsulent politik amerikan!

Kjo është logjika e atyre që nuk dallojnë profesionin nga bindja, argumentin nga sharja dhe të vërtetën nga urdhri i partisë.

Unë thjesht lexova përçmimin me të cilin LaCivita fliste për shqiptarët e PD-së dhe, në njëfarë mënyre, për të gjithë ne. Pastaj e quajta delinxhi dhe mashtrues.

I vetmi gabim që bëra ishte se nuk ia thashë në anglisht!

Madje, edhe vetë Berishës ia thashë në studio se njeriu që na ushqenin si magjistar të politikës amerikane ishte një legen.

Për hir të së vërtetës, Berisha nuk më kundërshtoi. Por kasnecët dhe plëncat politike përreth tij nuk pushonin! Duhej mbrojtur me çdo kusht miti i LaCivitës. Sepse, në atë kohë, LaCivita nuk ishte thjesht një konsulent elektoral. Ishte kthyer në një lloj certifikate amerikane të fitores së sigurt, në një garanci imagjinare se Trumpi ishte me PD-në dhe se pushteti në Shqipëri do të ndërrohej me bekimin e Uashingtonit.

Një përrallë politike, të cilën një pjesë e mirë e PD-së e besoi me një përkushtim që do ta kishte zili edhe besimtari më fanatik!

I kënduan edhe Bilbilat e Vrionit LaÇivitës dhe Berishës. Titulli i këtij shkrimi është tekst i asaj kënge elektorale qesharake.

Dhe tani?!

Tani u desh të fliste vetë Donald Trumpi, duke mohuar, sipas deklarimit të raportuar, se LaCivita kishte punuar për të dhe duke paralajmëruar ndërhyrje nëse konsulencat e tij rezultonin mashtruese.

Pra, ajo që unë e thashë duke lexuar një bisedë, tani u dashka të merret seriozisht vetëm sepse vjen nga goja e Trumpit!

Po tani si t’ia bëjmë?! T’u kthej të gjitha të sharat që më keni bërë?!T’ju quaj edhe unë tradhtarë, të shitur, mashtrues e gjithë ato epitete me të cilat më bombarduat vetëm pse guxova të mendoj ndryshe nga ju?!

Në fakt, e meritoni! Jo sepse më keni sharë mua. Sharjet tuaja nuk më kanë bërë asnjëherë përshtypje.

Por sepse refuzoni të mendoni me mendjen tuaj! Sepse, për ju, një fakt nuk është fakt nëse nuk e miraton kryetari. Një argument nuk është argument nëse nuk përputhet me propagandën e partisë. Një e vërtetë nuk është e vërtetë derisa të vijë urdhri për ta besuar.

Dje LaCivita ishte gjeniu i Trumpit dhe kush e vinte në dyshim ishte armik i PD-së. Sot, nëse Trumpi e mohon, jam kurioz të shoh se çfarë do të bëhet me gjeniun tuaj!

Do ta shpallni mashtrues? Do të heshtni? Apo do të na shpjegoni se Trumpi nuk e ka kuptuar mirë pyetjen?!

Problemi nuk është LaCivita, jo. Ai është një konsulent që ofron shërbimet e veta dhe kërkon të fitojë para. Fundja ku gjen budallenj ja luan fenë.

Problemi është gatishmëria për të shitur arsyen, vetëm që të mos kundërshtohet shefi!

Kjo është arsyeja pse politika shqiptare prodhon kaq shumë mite dhe kaq pak mendim. Kjo është arsyeja pse mashtrimi politik nuk ka nevojë gjithmonë për një mashtrues të madh. Shpesh i mjafton një turmë që dëshiron me çdo kusht të mashtrohet.

Bahhhh!

Lindi dielli e shkrepi drita, sa
Mashtrues LaÇivita.

dielli drita LaCivita Lindi shkrepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

19:48 / October 8, 2026

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

20:10 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Një bordello gjigande

19:35 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.