Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin nxënësit të përfshihen në akte vandalizmi dhe të dëmtojnë institucionet arsimore gjatë protestave të dhunshme.

Duke komentuar rastin e denoncuar në Lezhë, ku sipas Ramës, mësues kanë nxitur nxënësit të thyejnë xhamat e shkollës, kreu i qeverisë deklaroi se personat përgjegjës nuk do të punojnë më në institucionet shtetërore.

“Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, u shpreh Rama.

Kryeministri ngriti pikëpyetje mbi rolin e mësuesve që, sipas tij, nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat, duke vënë në dyshim qëllimin e një lëvizjeje që pretendohet se synon një Shqipëri më të mirë dhe më demokratike.

“Si mundet një mësues t’i thotë nxënësit të thyejë xhamin e shkollës? Çfarë është kjo lëvizje për ta bërë Shqipërinë më të mirë, më europiane, më demokratike, më njerëzore?”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi edhe disa media, të cilat i akuzoi se nuk trajtojnë çështje që lidhen me paratë e zeza dhe evazionin fiskal, por, sipas tij, përqendrohen në nxitjen e pakënaqësive dhe përhapjen e akuzave ndaj qeverisë.

“Po këto të gjitha nuk hyjnë në lupën e lavatriçeve të parave të zeza në media dhe as në gropat e zeza ku fshihen të ardhurat e shqiptarëve, evazion fiskal me miliona e miliona euro, sepse ato janë aty për ta sjellë ditën e gurit dhe të hurit, me gjithfarë shpifjesh dhe me një tam-tam të përditshëm, të përditshëm e të përditshëm, duke i rrokur kokën të gjithë dynjasë për t’i thënë që çdo pakënaqësi që ju krijohet vjen nga ata atje që po ju vjedhin të gjitha çdo ditë”, tha Rama.

mesuesit qe nxisin nxenesit paralajmeron Protesta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestat një e DREJTË, dhuna është KRIM”, tjetër reagim nga Rama: Gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve

10:36 / October 19, 2026

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin ‘Skenderbej’

10:21 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.