Protestuesit kanë vijuar edhe sot marshimin në Tiranë, ku mes pjesëmarrësve ndodhen edhe disa gjimnazistë të shkollës “Isa Boletini”. Ata janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”, në qendër të kryeqytetit.
Në zonë është e pranishme edhe Policia, e cila ka ushtruar kontrolle ndaj protestuesve për të verifikuar nëse mbanin me vete sende të paligjshme.
Ndërkohë, në disa mure dhe rrugë të Tiranës janë shfaqur mbishkrime me mesazhe kundër kryeministrit, mes të cilave edhe shprehja: “Ik, më të mirë po të them, o pizeveng”.
Marshimi vijon në kryeqytet, ndërsa forcat e rendit mbeten të pranishme në zonë për të monitoruar situatën dhe për të ruajtur rendin publik.
