Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhuna gjatë protestave në Tiranë po ndikon negativisht në sektorin e turizmit, duke sjellë një ngrirje të plotë të rezervimeve, sipas operatorit turistik Aneo Hila.

Në një intervistë për emisionin “Money Report” në ABC News, Hila u shpreh se situata aktuale është kaotike dhe i ngjan periudhës së pandemisë.

Ai theksoi se Tirana është motori i turizmit në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se zgjatja e protestave në këtë formë mund të ketë pasoja gjithnjë e më të ndjeshme për sektorin. Sipas tij, situata duhet të jetë e përkohshme, por përkon me periudhën e vjeshtës, kur pritet një fluks më i lartë turistësh.

“Ka një ngritje të përgjithshme të turizmit në këto momente. Tirana është motori i turizmit në Shqipërisë, duke qenë se udhëheq bëhet edhe vendimtare për turizmin. Jemi një ngrirje totale, urojmë që të mos zgjasë shumë. Trajektorja e punës është shumë e ngjashme me atë të kohës së pandemisë.

Në këtë moment është krizë dhe e gjithë situata është kaotike. Kjo më jep edhe një kornizë më të përgjithshme dhe na jep një ide më të gjerë, se çfarë po ndodh me situatën e turizmit. Logjikisht duhet të jetë e përkohshme kjo ngrirje.

Turistët nuk janë objekt i sulmeve, nuk ka një opinion të tillë. Protesta ka marrë një trajektore të tillë që ne nuk na bën punë. Edhe Francë ka protesta, por ndryshimi mes Parisit dhe Tiranës është se protestat janë të dhunshme, por të përhapura në një perimetër të caktuar, kurse ne e kemi të izoluar gjithë qendrën e Tiranës. Tani është sezoni që ne ftojmë turistët të vijnë, pasi vjeshta sjell më shumë turistë gjatë vjeshtës. Sa më shumë të zgjasë protesta në formatin që është, aq më shumë do të ndjehet protesta”, tha Hila.

dhuna ne protesta tremb turistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.