Persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armëve kanë marrë bizhuteri dhe një sasi parash në një shtëpi në Krujë.
NJOFTIMI POLICISE
Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
