Gazetari Artan Hoxha hodhi poshtë, në emisionin Now, deklaratën e kryeministrit, sipas së cilës protestat e dhunshme i organizoi krimi i organizuar.
Sipas tij, të gjitha organizatat kriminale në vend janë me qeverinë. Madje, siç tha ai, bosët e krimit të organizuar kanë parandaluar edhe një trazirë në burgje, që pretendon se do të ndodhte këto ditë, në sinkron me protestat në vend.
“Nuk ka sot asnjë organizatë kriminale në vend që është kundër qeverisë, asnjë, zero. Madje, ka pasur tentativa këto ditë, këto dy javë, për të krijuar trazira nëpër burgje, meqenëse janë shumë aty nga krimi i organizuar. Dhe kanë qenë pikërisht bosët e krimit të organizuar ata që e kanë parandaluar trazirën në burg. Pra, edhe në burg janë me qeverinë.
Si fiton qeveria në burg, e di ti? Pra, në burg nuk fiton opozita, fiton qeveria. Praktikisht, krimi i organizuar, kur është në burg, qoftë edhe për sedër dhe për inat, i kthehet kundër.
Por aty ku është, e voton mbi 80 për qind. Krimi i organizuar është në krahun tjetër. E sfidoj kryeministrin të thotë se cila organizatë e krimit të organizuar është sot kundër qeverisë dhe kundër Ramës.
Dhe te krimi i organizuar nxjerr Stresin, po Noizin që është me ty? Ja, Stresin e kape ti, po Noizin që e ke ti kokë e këmbë? Politikani më i implikuar me krimin e organizuar, thote që krimi i organizuar do të më rrëzojë, vetëm ai nuk mund të flasë për krimin e organizuar”, tha Hoxha.
