Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793176865 kukesdebora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulja e ndjeshme e temperaturave në fund të muajit tetor ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat e larta malore të Shqipërisë, ndërsa moti ka marrë tipare të mirëfillta dimërore në disa prej zonave malore të veriut të vendit.

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë zonat e larta të qarkut të Kukësit, ku bjeshkët janë zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Sipas raportimeve nga barinjtë që ndodhen në stane me bagëtitë e tyre, reshjet janë regjistruar në disa zona malore, ku i ftohti është ndier ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Sipas çobanit Ekrem Onuzi, dëbora ka përfshirë bjeshkët e Gjalisë, në vendin e quajtur Sasat, në një lartësi prej 1 530 metrash mbi nivelin e detit. Reshjet janë regjistruar gjithashtu në zonat mbi 1 000 metra lartësi, duke zbardhur edhe disa fshatra të Kukësit, mes tyre Shishtavecin.

Dëborë ka rënë edhe në bjeshkët dhe majat e larta të Valbonës, në Tropojë, ku temperaturat e ulëta kanë shoqëruar reshjet e para të sezonit. Këto reshje shënojnë ardhjen e dëborës së parë në zonat e larta malore, ndërsa ulja e temperaturave është e ndjeshme në të gjithë rajonin. Ndërkohë, në zonat e ulëta dhe në qytetet Kukës, Krumë dhe Bajram Curri, rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje shiu dhe mjegull, duke sjellë kushte tipike të motit të ftohtë të vjeshtës së vonë.

Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave nën zero në lartësi, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e prekura. Aktualisht, situata meteorologjike paraqitet e qetë, pa reshje shiu apo dëbore në zonat e larta malore.

debora e pare Kukes ulen temperaturat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit 

12:05 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

11:21 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.