Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793254606 konferencaekryetareve 442x249 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku ministri i Financave pritet të prezantojë projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale. Përmes një njoftimi për shtyp, Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, duke kundërshtuar mënyrën se si është organizuar mbledhja.

Sipas demokratëve, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e projektbuxhetit. “Në momentin e njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet”, thuhet në reagimin e PD-së.

Opozita thekson se mungojnë jo vetëm projektligjet, por edhe relacionet shpjeguese dhe dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të tillë. Sipas saj, deputetët janë thirrur të dëgjojnë prezantimin e ministrit pa pasur mundësi të njihen paraprakisht me përmbajtjen e dokumenteve.

“Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë. Deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave”, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të PD-së, i cili argumenton se roli i deputetëve është të shqyrtojnë projektligjet, të kontrollojnë punën e qeverisë dhe të kërkojnë llogari për përdorimin e parave publike.

Një tjetër arsye për bojkotin, sipas demokratëve, është koha e shkurtër mes njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjes. PD pretendon se mbledhja është njoftuar pasditen e një dite më parë, për t’u zhvilluar në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm. Në reagim, opozita i referohet nenit 12, pika 3, të Rregullores së Kuvendit, ku, sipas saj, përcaktohet se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.

“Ky rregull nuk mund të shpërfillet sipas dëshirës së Kryetarit të Kuvendit. Aq më pak kur bëhet fjalë për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit”, theksohet në deklaratë.

Partia Demokratike vlerëson se shqyrtimi i buxhetit kërkon transparencë dhe kohë të mjaftueshme për analizë, pasi ky dokument përcakton të ardhurat që do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si dhe mënyrën se si do të shpërndahen shpenzimet publike.

“Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion”, thuhet më tej në njoftim.

Demokratët ngrenë gjithashtu dyshime se mënyra e organizimit të mbledhjes nuk synon një diskutim të mirëfilltë mbi financat publike. “Në vlerësimin tonë, mënyra se si është organizuar kjo mbledhje ngre dyshimin e arsyeshëm se qëllimi nuk është një diskutim serioz për financat publike, por krijimi i një aktiviteti propagandistik të qeverisë”, deklaron Grupi Parlamentar i PD-së.

Megjithatë, opozita sqaron se vendimi për të mos marrë pjesë në mbledhje nuk nënkupton refuzim të diskutimit të projektbuxhetit, por kundërshtim të procedurës së ndjekur.

“Opozita nuk po refuzon diskutimin e buxhetit. Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja”, thuhet në reagim.

PD kërkon që projektligji për Buxhetin e Shtetit 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve. Gjithashtu, ajo kërkon që Konferenca e Kryetarëve të mblidhet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe të caktohet një kalendar që garanton kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e projektbuxhetit, diskutimet dhe paraqitjen e amendamenteve.

Në përfundim të deklaratës, demokratët i drejtohen edhe Kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar garantimin e të drejtave të deputetëve dhe respektimin e procedurave parlamentare.

“Qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë”, përfundon njoftimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

bojkoton mbledhjen PD prezantimi projektbuxhetit 2027
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj prezanton projektbuxhetin: 1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët

10:10 / October 29, 2026

Projektbuxheti 2027, mbi 10 miliardë euro shpenzime, dyfishohet bonusi i pensionistëve

10:06 / October 29, 2026

Seanca plenare/ ‘Blindohet’ perimetri i Kuvendit, dhjetëra makina Policie para godinës

10:03 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.