Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 40 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Shkak për shtyrjen e saj u bë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 nëntor, ora 10:00.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se do të vijojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për të ditur se kush vendosi të transferojë klientin e tij, Erion Veliajn, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Ai pohoi se edhe Gjykata ka pranuar se nuk është vënë në dijeni për këtë lëvizje, edhe pse Drejtoria e Burgjeve e ka të obliguar me ligj ta njoftojë atë.

“ Siç ju e konstatuat, rezultoi në momentin që ka marrë vendim për të transferuar Veliajn, nuk e ka njoftuar Gjykatën, në shkelje të detyrimit të saj. Gjykata tha se ky material që ka çuar Veliaj do i referohet institucioneve përkatëse. Ne si grup ligjor i Veliajt do e vlerësojmë nëse ka vepër penale. Unë do tentoj ta takoj sot, nëse jo, do të ngelet për nesër.

Veliaj më ka informuar dhe më ka dhënë edhe shënimet që ka mbajtur gjatë takimit me Gogun. Është edhe një grup avokatësh të huaj që po merren me këtë çështje. Sa i përket pjesës së dytë, s’ka asnjë kërkesë të Veliajt për të takuar ministrin e Drejtësisë.

Ministri nuk mund të shkojë në këtë orar, në orën 22:30 të darkës. Ministri i Drejtësisë ka të drejtë të inspektojë kushtet e institucionit, por s’mund të takohë kokë më kokë një të pandehur që është nën gjykim nga gjykata, në zyrën e drejtorit të burgut”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranë, përmes avokatit të tij, i ka dërguar letër Gjykatës së Posaçme, në të cilin thuhet se:

“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Veliajt.

seanca shtyhet transferimi veliajn vendimi i burgjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026

“Të përfundojë plotësisht Reforma Zgjedhore”, Celibashi: 9 maji, rëndësi për integrimin në BE

11:24 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.