Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen, gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë.
Vendimin e tij ai e bëri publik në Kongresin e Deputetëve, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime mbi rrethanat e aksidentit të së mërkurës së kaluar, pranë qytetit Urda, në jug të kryeqytetit Madrid.
“Një ministër Transporti në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj rëndësie brenda më pak se një viti”, deklaroi Puente, duke iu referuar edhe aksidentit fatal të janarit në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës.
Aksidenti i fundit ndodhi në Urda, kur një tren i shpejtësisë së lartë i kompanisë shtetërore Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër, i cili ishte i ndaluar në shina dhe operohej nga kompania Iryo.
Puente bëri të ditur se qeveria ka nisur një plan investimesh dhe rikonstruksioni me vlerë 780 milionë euro për modernizimin e kësaj linje.

