Një ngjarje e rëndë është zbardhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 61-vjeçari Urim Fiku dyshohet se është vrarë nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Fillimisht, familjarët raportuan se viktima ishte sulmuar nga një ari, por hetimet dhe ekspertiza mjekoligjore zbuluan se ai ishte qëlluar me armë zjarri dhe kishte edhe dëmtime të rënda në kokë, që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet të fortë prerës.
Policia ka ndaluar bashkëshorten 57-vjeçare dhe djalin 33-vjeçar, të dyshuar për kryerjen e krimit në bashkëpunim. Gjatë hetimeve u sekuestruan një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë e gjetur në oborrin e banesës.
Ngjarja ndodhi dje, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
