Policia e Tiranës bën të ditur se ka finalizuar një operacion të koduar “Poker” ku janë goditur dy raste ku luhej në mënyrë të paligjshme.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit:
- R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë.
- A. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”, në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.
Kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.



