Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elize, në Paris, ku dy liderët janë përshëndetur me një shtrëngim të fortë duarsh. Rama ndodhet në Francë me ftesë të Macron, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ndërsa në agjendën e vizitës është edhe takimi dypalësh mes tyre.
Përtej takimit me presidentin francez, kryeministri shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve të Forumit të Paqes në Paris, ku këtë vit vëmendja është te qeverisja efektive si një nga kushtet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet.
Një nga temat që Rama do të trajtojë është edhe perspektiva evropiane. Në sesionin e posaçëm “Spotlight”, ai do të flasë për rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj.

