Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore o7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ Kaso thotë se uji ka dalë i pastër sipas analizave të kryera.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët e Vlorës si analizat e dala nga Drejtoria e Shëndetit Publik, analizat fizikokimike dhe bakterologjike në të gjithë linjën e transmetimit të ujit të pijshëm në qytet ka qenë ë brenda normës dhe i pastër. Nga komunikimi me drejtoreshën e spitalit, nuk kanë qenë 68 njerëz të shtruar me urgjencë në spital në asnjë nga ditët e kaluara. Për mendimin tim është një fake news për të bërë zhurmë mediatik dhe për të mbledhur sa më shumë vëmendje ndaj një gjëje kaq të ndjeshme që i përket qytetarëve të Vlorës”, tha Kaso.

Sipas tij edhe në ujësjellësit më modern të botës nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit, për të thelbësore është reagimi i shpejtë i institucioneve.

“Edhe në ujësjellëset më moderne të botës nuk i shmangin dot rastet e kontaminimit. E rëndësishme është që dhe në qoftë se janë të reagohet në kohë sa më të shpejtë kur sinjalizohen ato. Ne marrim mostra të përditshme, drejtoria jonë bëjnë analiza të përditshme për ujin që shërbejmë në qytet. Ka përgjegjshmëri të lartë institucionale”, tha ai.

Sa i përket fëmijëve të kopshtit nr.10 të cilët dyshohen se u helmuan si pasojë e ujit, Kaso tha se kjo gjë mund të ketë ardhur edhe nga virozat e stinës.

“Tani ka 100 faktorë që unë jua shpjegova është sezon virozash. Dhe unë një fëmijë katër vjeç në kopshtin 13 që ka pasur dhe ai bark dhe të vjella dhe nuk është bërë alarm kombëtar”, tha ai.

Në fund të intervistës Kaso theksoi se për ujësjellësine Vlorës po kryhen punime të reja dhe moderne për të rregulluar çdo problematikë që qytetarët kanë hasur.

“Unë banoj vetë janë në lagjen më të vjetër të qytetit, aty ku tubacionet duhet të ishin dhe më të amortizuara. Vlora është duke vendosur rrjetin e ri që është një investim shumë serioz dhe i nivelit shumë të avancuar që financohet nga banka gjermane e zhvillimit. Shpresojmë që deri në fund të vitit, ky rrjet të vihet në punë dhe këto problematika të lokalizuara të minimizohen në përditshmërinë e qytetarëve të Vlorës”, nënvizoi Kaso.

kontaminit ndotjen rastet Ujit Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.