Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 20269 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 11 11 at 10.54.43 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin e vitit 2027, i cili parashikon 18 miliardë lekë për sektorin, 10% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.

Prioriteti kryesor u shpreh ministri është mbështetja e fermerëve përmes Skemës Kombëtare, pagesave direkte, investimeve në ferma dhe synimit për të arritur në 150 mijë fermerë përfitues deri në vitin 2030.

Ai theksoi se për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet janë parashikuar 4,3 miliardë lekë, me investime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në mijëra hektarë tokë bujqësore.

Po ashtu, siguria ushqimore pohoi Salla do të mbështetet me rreth 3 miliardë lekë, ndërsa për peshkimin dhe akuakulturën janë akorduar 727 milionë lekë, me objektiv rritjen e prodhimit dhe eksporteve.

Projektbuxheti parashikon gjithashtu 872 milionë lekë për këshillimin bujqësor, si dhe fonde për digjitalizimin e tokës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Fjala e plotë e ministrit: 

Sot paraqesim projektbuxhetin e vitit 2027, buxhetin më të lartë për bujqësinë dhe fermerin të akorduar ndonjëherë nga Qeveria Shqiptare.
Për vitin 2027 do të mbështesim sektorin me 18 miliardë lekë ose ndryshe 10% më të shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.
Por ky buxhet nuk është instrumenti i vetëm i mbështetjes, ai vjen i shoqëruar me paketën fiskale dhe me një sërë masash ku fermeri dhe produktet bujqësore e blegtorale vendosen në qendë.

Shifra prej 18 miliardë lekesh do të përkthehet në rezultate të matshme për fermerin, blegtorin, peshkatarin, sipërmarrjen dhe konsumatorin.
Katër janë drejtimet tona të politikës:
• zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë dhe zonave rurale,
• siguria ushqimore
• zhvillimi i peshkimit dhe ekonomisë blu dhe
• forcimi i institucioneve, inovacionit e digjitalizimit.
Këto politika zbatohen përmes shtatë programeve buxhetore.

1. PROGRAMI I ZHVILLIMIT RURAL

Programi i Zhvillimit Rural është shtylla kryesore e këtij buxheti. Për të parashikohen rreth 8,4 miliardë lekë, kundrejt 7,7 miliardë lekëve në buxhetin fillestar të vitit 2026, duke përfaqësuar afërsisht 47% të buxhetit të ministrisë.
Në këtë program përqendrohet mbështetja për fermerët, investimet në ferma dhe përgatitja për Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.
Në planifikimin e vitit 2027 buxheti është rritur me 120 milionë lekë ku pjesa kryesore prej 100 milionë lekë shtesë shkon për Skemën Kombëtare të Mbështetjes.
Por ndryshimi që kërkojmë nuk është vetëm financiar. Po kalojmë gradualisht nga mbështetja e fragmentuar drejt një modeli që shpërblen prodhimin, nxit bashkëpunimin ndërmjet fermerëve dhe konsolidimin e fermave.
Për këtë po forcojmë kapacitetet dhe sistemet që do të administrojnë instrumentet e ardhshme të Politikës së Përbashkët Bujqësore.
Shtimi i financimit për Skemën Kombëtare në vitin 2027 do të mundësojë vijimin dhe zgjerimin e pagesave direkte për fermerët, për krerë dhe sipërfaqe të mbjella, mbështetjen e të rinjve në bujqësi, luftes biologjike, certifikimit sipas standarteve te BE, si dhe financimin e investimeve në infrastrukturën e fermave bujqësore dhe blegtorale.
Këto masa synojnë zgjerimin e bazës së përfituesve për të arritur 150 mijë fermer të mbështëtur deri në vitin 2030, përmirësimin e aksesit në mbështetje financiare dhe përafrimin gradual me instrumentet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.
2. PROGRAMI I SIGURISË USHQIMORE

Shtylla e dytë është siguria ushqimore. Për vitin 2027 programi ka një buxhet rreth 3 miliardë lekësh, ose 87.3 milion lekë më shumë krahasuar me vitin 2026. Nga të cilat vetëm për investimet janë parashikuar 371 milionë lekë.
Shpenzimet operative, të cilat mbështesin veprimtarinë e institucioneve përgjegjëse, realizimin e kontrolleve zyrtare, zbatimin e programeve të survejancës veterinare e fitosanitare, si dhe funksionimin e sistemit të laboratorëve zyrtarë arrijnë në shifrën prej 694.1 milionë lekë, me një rritje prej 30 milionë lekë, ose +4.5%.
Gjithashtu mbështetja prej 13.5 milion eurove përmes projektit EU4FoodSafety, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane do të ndihmojë në modernizimin e kontrolleve zyrtare, inspektimin mbi bazën e riskut, kapacitetet laboratorike, kontrollin kufitar dhe përgatitjen e operatorëve ushqimorë për standardet evropiane.
Do të forcojmë kontrollin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përgjatë të gjithë zinxhirit, nga ferma te tregu; gjurmueshmërinë dhe identifikimin e produkteve të pasigurta; identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, survejancën veterinare dhe kontrollin fitosanitar.
Në ISUV për vitin 2027 do të ketë të paktën 85 më shumë metoda të validuara e të akredituara, përfshirë analizat për nitratet, metalet e rënda, mbetjet veterinare, vajin e ullirit dhe mjaltin.
3. PROGRAMI I MENAXHIMIT TË INFRASTRUKTURËS SË KULLIMIT DHE UJITJES

Një tjetër prioritet madhor është infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Ndryshimet klimatike dhe episode me mot të keq kanë vënë në vështirësi fermerët në të gjithë vendin. Sot bujqësia shqiptare kërkon ujitje për një kohë më të gjatë, me më shumë intensitet dhe mbrojtje më të lartë nga përmbytjet. Për vitin 2027 parashikojmë 4,3 miliardë lekë, ose 19,3% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.
Rreth 2,5 miliardë lekë do të shkojnë për vijimin e 74 objekteve të nisura në vitin 2026, nga të cilat 24 në administrim të ministrisë dhe 50 në administrim të bashkive.
Përgatitja e projekteve të zbatimit do të mbështetet me 400 milionë lekë, për ndërhyrje strategjike në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman e Vjosë, si edhe në fushat torfike të Torrovicës dhe Maliqit.
Investimet e planifikuara synojnë përmirësimin e ujitjes në rreth 13 mijë hektarë dhe ndërtimin ose rehabilitimin e rreth 10 kilometrave argjinatura. Përfundimi i hidrovorit të Orikumit pritet të përmirësojë kullimin në rreth 500 hektarë.
Me 830 milionë lekë synojmë të mirëmbajmë e përmirësojmë kullimin në rreth 60 mijë hektarë, me pastrimin e rreth 300 kilometrave kanale kryesore dhe lëvizjen e rreth 2,5 milionë metrave kub dhera.
Parashikohet gjithashtu përmirësimi i ujitjes në rreth 30 mijë hektarë, funksionimi i veprave të marrjes së ujit për 21 kanale kryesore dhe mirëmbajtja e 27 hidrovoreve.
4. PROGRAMI I MBËSHTETJES PËR PESHKIMIN

Peshkimi dhe akuakultura janë një tjetër sektor me potencial për zhvillim dhe eksporte.
Programi i mbështetjes për peshkimin arrin në 727 milionë lekë, 25% më shumë se në vitin 2026. Objektivat përfshijnë rritjen graduale të prodhimit të produkteve peshkore me 10–20% dhe të eksporteve me 15–20% deri në vitin 2028.
Po ashtu, programi synon të mbështesë përmbushjen e angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian në kuadër të Kapitullit 13 “Peshkimi”.
Këto masa do të krijojnë bazën për një sektor më konkurrues, më të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Do të mbështesim modernizimin e porteve të peshkimit, përmirësimin e kapaciteteve ankoruese, teknologjitë e prodhimit dhe ripopullimin e ujërave natyrore, me synim prodhimin e 2 deri në 2,5 milionë copëve rasat në vit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet akuakulturës së midhjes në Lagunën e Butrintit, përmes përmirësimit të kushteve mjedisore dhe kapaciteteve prodhuese.
Njëkohësisht do të forcojmë kontrollin ndaj peshkimit të paligjshëm, monitorimin digjital dhe pajisjen graduale të anijeve të peshkimit artizanal me sisteme gjurmimi VMS.
Në të njëjtën kohë, programi mbështet modernizimin e infrastrukturës së sektorit, duke synuar përmirësimin e porteve kryesore të peshkimit, rritjen e kapaciteteve ankoruese dhe ofrimin e shërbimeve bazë për flotën peshkimore.
5. PROGRAMI I KËSHILLIMIT DHE INFORMACIONIT BUJQËSOR

Politikat tona nuk mund të mbeten vetëm në dokumente; ato duhet të arrijnë deri te fermeri. Për programin e Këshillimit dhe Informacionit Bujqësor janë parashikuar 872 milionë lekë, 6,4% më shumë se në vitin 2026.
Ky program financon pesë Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe katër Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.
Për vitin 2027 synojmë 16 paketa teknologjike të përmirësuara për rreth 25 mijë fermerë, informimin dhe asistimin e 93 mijë fermerëve, trajnimin e rreth 225 specialistëve, ndihmën për rreth 74 mijë aplikues në skemat e financimit, si dhe informimin e trajnimin e rreth 560 grave fermere.
Investimet prej 20 milionë lekësh do të shërbejnë për përmirësime në bazat eksperimentale dhe ambientet e QTTB-ve e AREB-ve.
6. PROGRAMI I MENAXHIMIT TË QËNDRUESHËM TË TOKËS BUJQËSORE

Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore mbështetet me 25 milionë lekë. Synojmë integrimin e rreth 15 500 hektarëve në sistemin gjeografik të informacionit, digjitalizimin e katër regjistrave të tokës dhe integrimin e pesë njësive administrative në aplikacionin Web-GIS.
Ky proces është pjesë e zhvillimit të Sistemit të Informacionit për Tokën dhe integrimit të tij në GIS, me qëllim krijimin e një baze të strukturuar dhe të përditësuar të të dhënave.
Kjo do të thotë informacion më i saktë për parcelat, përdorimin e tokës, rrezikun e erozionit dhe infrastrukturën ujitëse, si bazë për vendimmarrje dhe konsolidim të ardhshëm.
7. PROGRAMI I PLANIFIKIMIT, MENAXHIMIT DHE ADMINISTRIMIT

Programi i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit ka një tavan prej rreth 663 milionë lekësh për forcimin e kapaciteteve administrative.
Parashikohet shtimi i organikës së aparatit të ministrisë me 50 punonjës, për të mbështetur funksionet shtesë që dalin nga përafrimi ligjor dhe angazhimet e negociatave evropiane.

Të nderuar deputetë,

Ky projektbuxhet është pjesë e një plani të gjerë të Qeverisë Shqiptare që synon uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e mundësisë së investimit në sektor.
Me paketën fiskale do të mundësohet heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit krijon mundësinë për uljen e çmimit të naftës me rreth 32 lekë për litër.
Kjo do të thotë më pak shpenzime për punimin e tokës, mbjelljen, korrjen dhe transportin e prodhimeve bujqësore dhe përgjigje e një kërkese të përsëritur të fermerëve.
Nga ana tjetër, ulja e TVSH-së në 6% për produkte të shportës bazë ushqimore synon t’i bëjë këto produkte më të përballueshme për konsumatorin dhe të nxisë kërkesën për produkte bujqësore dhe blegtorale në treg.

Gjithashtu do të vijojë mbështetja e fermerëve me rimbursimin e tvsh 10% të çdo fature. Fondi në dispozicion vitin e ardhshëm do të dyfishohet. Deri tani janë paraqitur rreth 6 mijë aplikime nga të cilat rreth 86% e aplikimeve janë miratuar.

Objektivi është që fermeri shqiptar të prodhojë me kosto më të ulët, të jetë më konkurrues dhe të ketë më shumë mundësi për të rritur të ardhurat nga puna e tij.
Një tjetër formë mbështetjes përveç skemës direkte dhe rimbursimit të tvsh-së është garancia sovrane dhe nisma e qeverisë dyfisho sipërmarrjen tënde.

Ne e dimë se sektori ka ende sfida siç është fragmentimi i fermave, nevojat e mëdha të infrastrukturës ujore, modernizimi i kontrolleve dhe kapacitetet institucionale.

Pikërisht për këtë arsye, mbështetja e vitit 2027 do të shoqërohet me zbatim rigoroz, koordinim me bashkitë dhe partnerët ndërkombëtarë dhe përgjegjshmëri për çdo fond publik.
Ju ftoj ta mbështesni projektbuxhetin e vitit 2027, si një investim në prodhimin vendas, në zhvillimin e zonave rurale, në sigurinë ushqimore dhe në të ardhmen evropiane të bujqësisë shqiptare.

bujqesine Ministri Salla prezanton projektbuxhetin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike

11:15 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.