Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një ndryshim të ri në procedurat për profesionistët e shëndetësisë.

Përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, profesionistët e shëndetësisë do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit menjëherë pas përfundimit të praktikës profesionale, pa qenë më të nevojshme procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.

Sipas Ramës, nga ky ndryshim përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit.

“Nga sot, përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, vjen një ndryshim i shumëpritur për profesionistët e shëndetësisë, i cili lehtëson fillimet e tyre në jetën profesionale, ku me përfundimin e praktikës profesionale, ata do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, duke shmangur procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë. Me këtë akt lehtësues, nga i cili përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit, synojmë të optimizojmë më tej mekanizmat e vlerësimit, duke u mbështetur në garantimin e cilësisë profesionale dhe shmangien e përsëritjeve procedurale duke nxitur profesionistët e rinj që t’i bashkohen sistemit shëndetësor me integritet e motivim, të kontribuojnë më shpejt dhe me më shumë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve”, shkruan kryeministri Edi Rama ne facebook

ndryshojne procedurat Shendetesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026

Tragjedia me 86 viktima në Bullgari, zbulohet shkaku i aksidentit

16:52 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.