Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, dhe Ministri i Drejtësisë i Italisë, Carlo Nordio, zhvilluan sot në Romë një takim në fokus të të cilit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e drejtësisë dhe mbështetja e Italisë, si partner strategjik i Shqipërisë, në rrugën drejt integrimit evropian. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale.

Gjatë takimit, Ministri Gogu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në procese të rëndësishme në fushën e drejtësisë, veçanërisht për ndihmën e dhënë në përgatitjen e paketës së ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe paketave të tjera legjislative. Ai vlerësoi rolin e Italisë si partner strategjik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të tjera në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë janë aktualisht në nivelin e tyre më të lartë dhe shprehu angazhimin për të punuar në konsolidimin e mëtejshëm të raporteve mes dy vendeve.

Ministrat diskutuan gjithashtu bashkëpunimin për reformën e legjislacionit penal, trajnimin e Policisë së Burgjeve dhe bashkëpunimin ndërmjet Shkollave të Magjistraturës të dy vendeve, me pjesëmarrjen e Presidentit të Shkollës italiane, Mauro Paladini.

drejtesi Gogu Italian ministrin Takon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.