Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në emisionin Top Story, u shpreh se do ketë debate në Asamblenë e Partisë Socialiste që do të mbahet ditën e shtunë, por pa përçarje brenda partisë.
Sipas tij, të shtunën nuk do të ketë emra për zgjedhjet e ardhshme, vetëm mund të ketë sinjale.
“Nuk besoj që socialistët janë të gatshëm në këto momente që të dalin ballazi hapur kundër kryetarit të tyre. Duke dalë ballazi hapur kundër kryetarit, në të njëjtën kohë të dorëzojnë edhe pushtetin.
Pavarësisht të gjitha pakënaqësitë, të gjithë bëjnë llogaritë e tyre. A do ketë debate pasi të mbarojë pjesa e hapur me publikun, patjetër që po, por jo zëra të shumtë. Elisa Spiropali besoj se është e qartë se me atë letër që ka bërë, që e quan platformën e saj për rihapjen dhe një kontratë të re me Shqipërinë, besoj se do këmbëngulë.
Do jenë dy tre deputetë që kanë qenë afër zotit Veliaj. Nuk e di nëse Plarent Ndreca është anëtar i Asamblesë. Unë nuk besoj se do ketë debate që çojnë në këto grupazhe dhe ndarje. Duket se është zonë komforti për Ramën, pa përçarje brenda partisë.
Nuk besoj se të shtunën do ketë emra, mund të ketë sinjale, por nuk besoj se do jenë emrat të shtunën”, tha Dudushi.
