Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sky News ngre alarmin për rrjetet shqiptare të kokainës në Britani, avokati nga Londra: Duhet bashkëpunim me SPAK për të zbuluar kokat

19:39 / November 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një investigim njëvjeçar i Sky News ka nxjerrë në dritë mënyrën se si funksionojnë rrjetet shqiptare të kokainës në Britaninë e Madhe, nga rekrutimi i shpërndarësve në TikTok deri te shitja e drogës përmes telefonave me lista të gatshme klientësh. Por pas gjithë këtij hetimi gazetaresk, kokat që drejtojnë këto rrjete mbeten jashtë asaj që kanë arritur të zbulojnë gazetarët.

Këtë e tha nga Londra avokati Naim Hasani, i ftuar në emisionin “Studio Live” ku shpjegoi se hierarkia e grupeve kriminale shqiptare dhe mënyra se si janë organizuar e bëjnë të vështirë depërtimin te drejtuesit e tyre. Sipas tij, për identifikimin e këtyre personave duhet puna e SPAK.

“Më parë kanë qenë grupe si irlandezë, rusë, rumunë që e kanë kontrolluar këtë treg, por duke parë si veprojnë grupet kriminale shqiptare nëpërmjet një kodi nderi familjar dhe një hierarkie të tillë, gazetarët kanë aksesuar shtresën e fundit të kësaj hierarkie dhe do ta kenë të vështirë të depërtojnë te majat dhe kokat e kriminelëve shqiptarë. Për këtë kërkohet të bashkëpunohet me SPAK për të identifikuar kokat e rrjetit, që sipas gazetarëve është shumë i rrezikshëm. Në këtë investigim aludohet që tregun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës e drejtojnë dhe e ekzekutojnë shtetas shqiptarë që jetojnë në të zezë dhe autoritetet britanike e kanë shumë të vështirë t’i gjejnë”,  tha Hasani.

Investigimi është zhvilluar në katër qytete të Britanisë, në Spanjë dhe në Shqipëri. Sipas Hasanit, ajo që bie në sy është shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve në tregun britanik të drogës.

“Është një investigim tronditës. Është dashur një vit për të investiguar dhe për të depërtuar në rrjetet kriminale shqiptare. Është alarmante të mësohet se si këto rrjete janë përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, duke u bërë importuesit kryesorë të drogës e duke e shpërndarë në çdo cep të Britanisë”, u shpreh ai.

Në investigimin e Sky Neës, gazetarët arritën të kontaktonin persona që rekrutonin shpërndarës të kokainës. Njërit prej bashkëpunëtorëve të tyre iu ofruan deri në 280 paund në ditë, ndërsa u dokumentua edhe përdorimi i telefonave me lista klientësh për organizimin e shitjes.

“Policia britanike ka arritur, si rezultat i këtij investigimi, të zbulojë një nga telefonat e të arrestuarve, ku ka gjetur një listë me 2 mijë persona që ishin klientë. Një telefon me një listë të tillë vlen 300 mijë paund nëse transferohet nga një shitës te tjetri”, tha avokati.

Megjithatë avokati insistoi që investigimi nuk përbën një damkë për të gjithë komunitetin shqiptar në Angli. 

“Ky investigim e bën të qartë që pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë të denjë, që respektojnë rregullat, dhe se bëhet fjalë për një pjesë të vogël të një kontingjenti kriminel që është shtrirë në të gjithë Britaninë dhe është bërë një furnitor kyç i drogës nga Amerika Latine për tregun britanik dhe atë europian”, tha Hasani.

alarmin britani kokaines rrjetet Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë

11:55 / November 13, 2026

Inteligjenca Artificiale krijon probleme në Parlamentin Evropian, shtohen amendamentet dhe zbulohen referenca në ligje që nuk ekzistojnë

11:51 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.