Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elon Musk dhe drejtues të Silicon Valley-t kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

14:08 / November 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jensen Huang 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elon Musk dhe disa nga emrat më të njohur të teknologjisë kanë nisur një fushatë për rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s, pasi ai dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të një skandali që lidhet me marrëdhënie jashtëmartesore.

Mes mbështetësve të tij janë Elon Musk, drejtuesi i SpaceX, dhe Tim Sweeney, kreu i kompanisë Epic Games, e njohur për krijimin e lojës Fortnite. Ata kërkojnë që bordi drejtues i Nvidia-s t’i japë Huang mundësinë të rikthehet në detyrë, ndërkohë që zhvillohen hetimet për çështjen.

Skandali shpërtheu pas publikimit të informacioneve për dy marrëdhënie jashtëmartesore të Huang. Njëra prej tyre dyshohet se ka qenë me Alice Huang, një grua e dyshuar për spiunazh në favor të Kinës, ndërsa tjetra, sipas pretendimeve, me një drejtuese të kompanisë që ishte në varësi të tij.

Çështja ka shkaktuar një krizë të madhe për Nvidia-n, një nga kompanitë më të vlefshme në botë dhe një prej aktorëve kryesorë në industrinë e inteligjencës artificiale.

Një peticion online, i publikuar në faqen “Stand with Jensen”, ka mbledhur më shumë se 175 mijë firma. Në të kërkohet që Huang të rikthehet në detyrë deri në përfundimin e një hetimi të pavarur. Nisma mbështetet nga punonjës aktualë dhe ish-punonjës të Nvidia-s, partnerë, aksionarë dhe figura të njohura të teknologjisë.

“Rikthejeni Jensen-in në detyrë, ndërkohë që një hetim i pavarur përcakton faktet”, thuhet në letrën drejtuar bordit të kompanisë. Mbështetësit e tij shprehen gjithashtu të shqetësuar se largimi i Huang është bërë pa një proces të drejtë dhe të plotë.

Sipas gazetës Financial Times, Huang po diskuton me persona të afërt mundësinë e rikthimit në Nvidia. Ndërkohë, një grup drejtuesish të kompanive të Silicon Valley-t po organizon një fushatë për të bindur bordin e kompanisë që ta rikthejë atë në krye.

Mbështetësit e tij synojnë të sigurojnë edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan Donald Trump ka folur më herët në mënyrë pozitive për Huang, por skandali ka krijuar edhe shqetësime në administratën amerikane për shkak të lidhjeve të mundshme me Kinën.

Në qendër të vëmendjes janë edhe dërgesat e çipave të avancuar të Nvidia-s drejt kompanisë Megaspeed, ku Alice Huang kishte punuar më parë. Autoritetet amerikane po shqyrtojnë mundësinë që këta çipa të kenë përfunduar në Kinë, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga SHBA-ja për eksportin e teknologjisë së avancuar.

Huang ka pranuar të dëshmojë përpara Kongresit amerikan, përfshirë edhe Komisionin e Posaçëm për Kinën. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, edhe FBI-ja po heton marrëdhënien mes tij dhe Alice Huang.

Pavarësisht përpjekjeve të mbështetësve, mundësitë që Huang të rikthehet në krye të Nvidia-s mbeten të vogla për sa kohë që hetimet janë ende në zhvillim, raporton BBC.

Elon Musk ka paralajmëruar se largimi i Huang mund të dëmtojë edhe marrëdhëniet e biznesit të Nvidia-s. Sipas tij, shumë marrëveshje të rëndësishme të kompanisë janë ndërtuar mbi besimin personal dhe marrëdhëniet e drejtpërdrejta me Huang, dhe jo vetëm mbi kontrata zyrtare.

“Pa Jensen-in, disa prej këtyre marrëveshjeve jetike mund të humbasin”, shkroi Musk në platformën X.

Edhe aksionarë të rëndësishëm të Nvidia-s kanë kërkuar që rikthimi i Huang të mbetet një mundësi. Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka shprehur mendimin se drejtuesi i ardhshëm i kompanisë duhet të vijë nga jashtë saj.

Për momentin, drejtimin e Nvidia-s e ka marrë drejtoresha financiare Colette Kress, e cila pritet të prezantojë rezultatet financiare të kompanisë të martën.

Elon Musk nvidia rikthim silicon valley
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetje financiare për studentët, hapen aplikimet në e-Albania, kriteret për të përfituar

14:24 / November 16, 2026

Pesë vende të BE planifikojnë të dërgojnë emigrantët në Ruandë, qendra pritet të hapet në vitin 2027

14:04 / November 16, 2026

Reshje intensive shiu në vend, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Qarqet më të rrezikuara

14:00 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.