Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 sali berisha berat 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për bashkimin e opozitës, duke ftuar të gjithë aktorët politikë kundër qeverisë të bashkohen përballë asaj që ai e cilësoi si “rrezik ekzistencial” për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate nga Berati, Berisha theksoi se edhe shqiptarët duhet të bashkohen sot, pavarësisht dallimeve politike.

“Dhe të themi ne që shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë! Ne kemi një rrezik ekzistencial, një rrezik që po na përzë nga Shqipëria, që ka kthyer pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet”, u shpreh Berisha.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë që të mos e shohin afrimin me Partinë Demokratike si një kosto elektorale, duke shtuar se interesi kombëtar duhet të mbizotërojë mbi interesat partiake.

“Mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni”, deklaroi ai.

Berisha u ndal edhe te mundësia e bashkëpunimit me figura të tjera politike, duke përmendur edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai theksoi se në këtë bashkim nuk duhet të përjashtohet askush, pavarësisht platformave apo qëndrimeve politike.

“Më pyesnin mua: ‘Edhe me Qorin do të bashkohesh?’ Po, po, me të gjithë. Asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Unë nuk do të them ndrysho platformën tënde politike. Mbaje, zotëri, e ke kundër PD-së, mbaje kundër PD-së. Po hajde, njëherë, të heqim këtë të keqe të madhe”, u shpreh Berisha.

Berisha: Winston Churchill thotë se qytetërimi mund të jetojë gjatë, se liria mund të mbrohet, se paqja mund të ruhet me një kusht të vetëm, bashkimin. Mbi këto parime, ai u bashkua me Josif Stalinin, që është padiskutim krimineli më i madh i shekullit, por u bashkua për të përballur një makineri të tmerrshme lufte, që po mbillte vrasje e djegie në mbarë Europën. Dhe ia doli.

Dhe të themi ne që shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë! Ne kemi një rrezik ekzistencial, një rrezik që po na përzë nga Shqipëria, që ka kthyer pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet.

Atëherë, hajde të bashkohemi! Të gjithë ata që e konsiderojnë narkoregjimin të keqen më të madhe të kombit tonë, unë i ftoj. Dhe ju, liderë, ngrihuni! Mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni.

Jo të paktë ishin ata që më kërkonin të ndërmerrnim protestat tona. Jo, ishte përgjigjja ime e prerë. Në rast se Flamingot do na shpëtonimn nga kjo e keqe e madhe, do të festonim me gjithë shpirt, jemi patriotë. Ne e duam PD-në, por e duam edhe Shqipërinë. Po të shihnim që Shqipëria po shpëton, do ta duartrokisnim. Iu bashkuan asaj lëvizjeje mijëra demokratë për suksesin e saj.

Sot është koha e bashkimit përballë këtij rreziku të madh. Më pyesnin mua, “edhe me Qorin do të bashkohesh?” Po, po, me të gjithë. Asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Jo, dhe unë nuk do të them, ndrysho platformën tënde politike. Mbaje zotëri, e ke kundër PD-së, mbaje kundër PD-së. Po hajde, njëherë, të heqim këtë të keqe të madhe. Dhe çfarë tjetër? Të votojmë të lirë! Të votojmë jo duke përdorur qindra e qindra milionë euro në aktivitete për të ndikuar votën e qytetarëve.

Bashkim Berisha opozitare partive PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026

Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit

10:18 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.