Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës kryeson renditjen e ACI Europe, 23.3% më shumë pasagjerë në 3-mujorin e tretë

11:29 / November 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
linkedin default cover image 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) po konsolidon pozicionin e tij mes aeroporteve të mëdha me rritjen më të shpejtë të trafikut të pasagjerëve në Evropë, duke konfirmuar dinamikën e fortë të zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri dhe zgjerimin e vazhdueshëm të lidhjeve të vendit me destinacionet ndërkombëtare.

Të dhënat më të fundit të Airports Council International (ACI Europe), për tremujorin e tretë të vitit 2026, e rendisin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në krye të aeroporteve me rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve në kategorinë “Large Airports”, me një zgjerim prej 23.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo performancë e vendos TIA përpara disa aeroporteve të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare, duke konfirmuar jo vetëm rritjen e kërkesës për udhëtime drejt dhe nga Shqipëria, por edhe forcimin e pozicionit të aeroportit si një pikë gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

Sipas klasifikimit të publikuar nga ACI Europe, pas Aeroportit të Tiranës renditet Aeroporti i Tel Avivit, me një rritje prej 22.6%, i ndjekur nga Aeroporti i Tashkentit me 15.8%, Aeroporti i Krakovit me 14% dhe Aeroporti i Venecias me 13.2%.

Krahasimi tregon se TIA ka regjistruar ritmin më të lartë të zgjerimit mes aeroporteve të përfshira në këtë renditje, duke lënë pas aeroporte që operojnë në tregje të konsoliduara të transportit ajror, siç janë Tel Avivi apo Venecia, destinacione mbarëbotërore turistike.

Rritja e trafikut të pasagjerëve po reflektohet edhe në rezultatet e përgjithshme të vitit 2026, i cili pritet të mbyllet si një tjetër vit rekord për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Deri në fund të muajit shtator, siç ka raportuar më herët ekofin.al, rreth 10.8 milionë pasagjerë kanë përdorur aeroportin, duke konfirmuar vijimësinë e zgjerimit të aktivitetit dhe kërkesën në rritje për shërbimet e transportit ajror.

Këto rezultate dëshmojnë transformimin që ka përjetuar Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës gjatë viteve të fundit, duke kaluar nga një aeroport me trafik relativisht të kufizuar në një infrastrukturë strategjike për ekonominë shqiptare, turizmin dhe lëvizjen ndërkombëtare të qytetarëve.

Zgjerimi i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve dhe prania gjithnjë e më e madhe e kompanive ajrore kanë ndikuar në rritjen e numrit të pasagjerëve, ndërsa zhvillimi i turizmit shqiptar ka krijuar një kërkesë të qëndrueshme për lidhje të reja ajrore.

Një rol të rëndësishëm në këtë ecuri kanë luajtur edhe investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati, kompania që administron Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e cila po zbaton një strategji afatgjatë për modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve aeroportuale.

Paralelisht me rritjen e trafikut, vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin e kapaciteteve operacionale dhe digjitalizimin e shërbimeve, me synim përballimin e flukseve gjithnjë e më të mëdha të pasagjerëve dhe avionëve.

Investimet përfshijnë ndërhyrje në infrastrukturën e pistës, zgjerimin e hapësirave dhe portave të imbarkimit (gate), përmirësimin e sistemeve teknologjike dhe të proceseve të shërbimit ndaj pasagjerëve, si edhe zgjerimin e kapaciteteve të parkimit.

Modernizimi dhe digjitalizimi i proceseve aeroportuale synojnë të rrisin efikasitetin operacional, të reduktojnë kohën e përpunimit të pasagjerëve dhe të përmirësojnë përvojën e udhëtimit, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë.

Në të njëjtën kohë, zgjerimi i infrastrukturës krijon kushte për shtimin e mëtejshëm të fluturimeve, përballimin e një numri më të madh avionësh dhe tërheqjen e operatorëve të rinj ajrorë.

Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë shqiptare. Zgjerimi i lidhjeve ajrore mbështet zhvillimin e turizmit, lehtëson lëvizjen e biznesit, nxit investimet dhe krijon mundësi të reja punësimi, si në aktivitetin aeroportual, ashtu edhe në sektorët që lidhen me të. /ekofin.al

aci europe aeroporti i tiranes kryeson renditjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Nga 1 janari hiqet taksa e qarkullimit, kryeministri prezanton lehtësirat fiskale në Buxhetin 2027

11:04 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 10 miliardë euro në Kuvend:Mos i bëni shqiptarët për budallenj, më 9 maj do t’ju japin “ujë në bisht të lugës”!

11:01 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.