Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Arsyet e rikthimit të parë të PD për buxhetin

20:40 / November 18, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 1793798649 kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Seanca e sotme e Kuvendit ishte një çudi shqiptare, krahasuar me gjithë ata që na kanë parë sytë gjithë këta vjet.

Pasi kanë bllokuar apo bojkotuar thuajse të gjithë seancat e buxhetit të shtetit për gati 13 vjet, edhe pse doktori i bëri thirrje militantëve të PD-së të derdhen e të bëjnë namin më 18 nëntor, sot e gjithë opozita ishte në Kuvend, ku as dogji karrike, as hodhi ujë, as fishekzjarrje e as shkuli mikrofone.

Por mori pjesë në debat. Një ngjarje vërtetë e rrallë kjo në mjedisin tonë politk, ngaqë për herë të parë seanca për buxhetin po ka një debat. Natyrisht debati nuk është i thelluar, ngaqë e mira ishte që opozita të kishte sjellë një plan të sajin të shpërndarjes së 10 miliard eurove të buxhetit, apo një ide të përgjithshme, se të bësh një plan apo buxhet alternativ, do punë e natyrisht ekspertë e staf. Që në fakt opozitës nuk i mungojnë nëse do ishte angazhuar.

Megjithatë, edhe pyetjet e forta, kërkesat e llogarisë, detyrimi për tu përgjigjur ministrat etj, janë një zhvillim i rëndësishëm, në radhë të parë për njerëzit që ndjekin debatin publik.

Parlamenti realisht sot ezauroi panelet e darkës, që nëse ndjekin agjendate tyre devijative do të pësojnë fjasko.

Por pyetja spontane që vjen në këtë rast është se si ka mundësi që opozita u bë konstruktive sot? Kur për një vit ka sjellë zjarr e hekur në Parlament e jashtë tij e për dy muaj dogji Tiranën?

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje i madhi Bill Clinton në 1992, kur u përball me një “Power Ranger” si George Bush i Madhi dhe e mundi. “It’s economy, stupid!”, ishte sllogani i Clinton, nxjerrë nga mendja e një Nobelsti në ekonomi.

Një krizë reale ndodh apo provokohet vetëm nga një krizë ekonomike; këtë e ka treguar historia në të gjithë fazat e zhvillimit njerëzor.

Regjimi komunist, vërtetë ishte shtypës dhe shkelës i lirive të shumta njerëzore, por ra kur ekonomia shkoi në kolaps, kur ndërmarrjet s’kishin lëndë të parë e punëtorët u pushuan në masë duke u paguar me 80%-shin e famshëm.

Ishte mungesa e ushqimeve dhe uria që shtyu njerëzit të dilnin edhe më fort në rrugë për të kërkuar një tronditje.

Në 1997, qeveria e Sali Berishës ra nga piramidat që zbrazi xhepat e njerëzve, ndërkohë që në 1996-n, ku i shembi në hu të gjithë opozitën jo vetëm që nuk ndodhi gjë, por fitoi edhe zgjedhjet lokale të tetorit.

Një ekonomi që ka rritje, ka stabilitet, me financa stabile, nuk ka mundësi që të pësojë një lëvizje tektonikę që të trazojë ekuilibrat politikë e socialë.

Një ekonomi që ka ulur papunësinë, madje po importon fuqi punëtore tregon se ka mundësi për të mbajtur një ritëm zhvillimi.

Po kjo nuk do të thotë aspak se edhe ekonomia jon ënuk ka probleme, qoftë në strukturë, qoftë në aspektin fiskal, në shtetin social apo shpërndarjen e shpenzimeve buxhetore.

Këtu ka munguar debati gjithë kohën, e përplasja vijon sin ë kohën e qepës me tezat e taksës së sheshtë e progressive, ku prioritetet e çështjet e dala janë krejt të tjera e të reja.

Por e keqja është se përveç partive të mëdha, të rinjtë e dalë në shesh as nuk kanë idenë apo nuk kanë dhënë se çcfarë ata mendojnë për shpërndarjen e pasurisë. Përveç çfarë ndodhi me revolucionin flamingo, që kujtuan se me bllokimin e një investimi brand që interesat i ka jashtë Shqipërisë do të fitonin politikisht.

Pyetja që shtrohet është a u kthye në normalitet opozita e Berishës dhe e reja, meqë la një seancë normale në Kuvend?

Kjo ndodhi pas një takimi të djeshëm të OSBE-së ku u fol qartë kundër veprimeve të dhunshme, apo deklaratave të forta të ambasadorit amerikan nga Saranda, por çështja duket është më e komplikuar se kaq.

Në të gjitha sondazhet, njerëzit më shumë se gjithçka janë të shqetësuar për ekonominë, rrogat, çmimet, taksat, pensionet, ndihmën sociale etj etj. Lënia e kësaj fushe të lirë për mazhorancën, ku Edi Rama do të prezantonte paketën e tij buxhetore me 10 miliardë euro, ka rezultuar se është e dëmshme për ta. i erdhën mendtë thua? Duhet ta shohim!

arsyet buxhetin pare PD rikthimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

16:51 / November 15, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026

Përse i shkulëm semaforët ?

19:38 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.