Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

20:41 / November 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Publikimi nga gazetari Bledi Mane i ballinës së “Rilindja Demokratike” të prag 28 nëntorit 1998, para referendumit të Kushtetutës që ne kemi sot, është mjaft kuptimplotë.

Në atë numër para një dite vendimtare për vendin, opozita e PD-së e kishte braktisur procesin. Aleati më i rëndësishëm i saj, Partia Republikane jo. Në fakt Partia Republikane që atëherë drejtohej nga Sabri Godo nuk ishte aleat i PD-së. Që në vetëm e 1996, Godo, ishte arkitekti i një të djathte konservatore siç ishte “E Djathta e Bashkuar Shqiptare”, e cila në Shkodër kishte fundosur PD-në e kishte siguruar një grup parlamentar independent në Parlament.

Nejse, Sali Berisha e bojkotoi procesin e hartimit, miratimin në Kuvend dhe referendumin popullor të ratifikimit të ligjit themeltar të shtetit shqiptar.

Pak ditë para se të zhvillohej referendumi, organi kryesor mediatik i PD-së, hapi titullin e madh: “Do të përgjaket referendumi!”.

Ky titull solli në Tiranë, ditën e 22 nëntorit 1998 një ankth e shqetësim të përgjithshëm, por njerëzit qetësisht shkuan dhe votuan për të bërë detyrën qytetare, e si gjithnjë vendimi i tyre ka qenë në adresën e duhur.

Por kjo logjikë apo taktike e një pushteti të përgjakur, vjen si fantazëm sa herë në skenë gjendet kryemjeshtri i saj Sali Berisha, por edhe njerëz të rinj që po na hiqen si kundërshtarë, rivalë, madje modele të ndryshme nga “Doktor Përgjakja”.

Fantazma e kësaj politike ka shoqëruar gjithë stinën e protestave prej qershorit; “Ju ka ardhur fundi”, “Do ta djegim fare”, “Do të bëjmë terror”.

Analiza e gjithë kësaj logjike, e cila së pari ka një narrativë verbale e mediatike është bërë shpesh, duke sjellë apo munduar të sjellë arsyen aty ku nuk vjen, apo prioritetin aty ku nuk merret.

Megjithatë, problem mbetet tek koncepti politik i “përgjakjes së pushtetit” apo i “pushtetit të përgjakur”, në kuptimin e pasojës së tij që lë në shoqëri, në shtet e në popullsi. Shqipëria e ka provuar në lëkurën e saj disa herë që nga themelimi i shtetit. E pasojat kanë qenë katastrofale, duke pjesë gjithnjë së paku trauma e drama, e mbi të gjitha ndarje e dasi tronditëse për një vend të vogël si ne që është shkatërrues.

Kombe më të mëdha se ne, që kanë shumë më tepër damarë të ndryeshëm e rryma diferente e kanë gjetur kohezionin për të mbajtur atë që është i rëndësishëm për një shtet komb-bazën thelbësore apo shtyllën kurrizore që mban organet e trupit.

Përgjakja si fenomen është drithërues, është dramatik e pjell vetëm tragjedi. Po përse atëherë përsëritet sërish e sërish, si një mallkim që i vjen një vendi sa herë që nis një cilëk zhvillimi politik e sidomos ekonomik?

Është alternativë, apo një version shantazhi që e zëvendëson atë? Padyshim është kjo e fundit, e cila ka ardhur edhe sot si një dhunë verbale për të shtyrë apo detyruar njerëzit që të zgjedhin këta të tmerrshëm se ndryshe do digjemi? Një film krejt i parë; në Italinë e Musolinit në 1922 dhe Gjermaninë e Hitlerit të 1933. Ndërkaq të gjithë kopjet e dala në histori nuk janë gjë tjetër veçse viktima të shefave të tyre që paguajnë muajin që të sillen sit ë çmendur para njerëzve që të frikësojnë shumicën. Po si mund t’ja dalin në një vend anëtar të NATOS?! 

dritheruese pergjakur pesha pushtetit teorise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kandidatët janë gati dhe alternativat duhen

12:48 / November 19, 2026

Arsyet e rikthimit të parë të PD për buxhetin

20:40 / November 18, 2026

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

16:51 / November 15, 2026

Përse i shkulëm semaforët ?

19:38 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.