Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

22:40 / November 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në “Now”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli lidhur me luftën çlimitare të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Ai u shpreh se përpjekjet kanë synuar ta paraqesin luftën çlirimtare si një veprimtari banditeske, duke u mbështetur në narrativat e ndërtuara ndër vite, të cilat, sipas tij kanë rënë.

Karamuço shtoi se gjatë procesit të gjykimit një pjesë e dëshmive të përdorura për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së u dhanë nga spiunë shqiptarë. Ai theksoi se ata kanë ‘dredhur’ deklarimet e tyre sa herë kanë dashur sipas parave të marra nga Serbia.

 “Nga një luftë çlirimtare të kthehet në një luftë banditeske. Që ranë të dy narrativat. Pra narrativa e ISIS-it që këta janë fundamentalistë islamik se kështu u fut fryma në fillim dhe ishte urgjent deklarata e Shteteve të Bashkuara dhe ndihma që u dha nga oficerë të inteligjencës në atë kohë që thanë mos bashkëpunoni me Iranin se sapo të vinin armët nga Irani doni të furnizonin në atë kohë UÇK, menjëherë ata do thonë i morën nga terroristë.

Dhe e dyta ishin çështjet e trafikimit të organeve dhe qenia njerëzore është thënë shumë pak dhe ajo tjetër. Nuk rezultoi. Madje u kënaqën këta se vajtën në një shtëpi diku këtej nga Burreli, nga vajtën. Po panë një njollë gjaku në kat dytë. Dhe eureka dhe tani e gjetëm. U bën nami. Filluan të çanin telefonat në atë kohë. I kishin dhe satelitor nga këto që hapen këtu me dhe ndërkohë ajo doli që ishte një lindje që kishte bërë një grua aty, nuse e shtëpisë.

Ata i bënin për këtë qëllim dhe u morë çertifikata kur kishte lindur fëmija, u bënë analiza të tjera me spektër me këto për të parë vjetërsia e kësaj e asaj dhe rezultoi që ishte e njëjtë. Pra shikoni se çfarë angazhim që ta ktheni në një lëvizje banditeske luftën çlirimtare. Dhe kjo i ra plotësisht dhe tani ajo që ka ngelur është hajde të manipulojmë dëshmitarët.

Për mua janë shumica, kemi diskutuar dhe njëherë me zotin Peka, janë shumica, janë kontigjentë të spiunësh të UDB-së që e kanë dredhur sa herë ju ka dashur deklarimet e tyre, çdo gjë vetëm përkundrejt atij çengeli, asaj firme dhe atyre parave që kanë marrë nga Beogradi se kjo nisi në Rusi.

Dokumentacioni u dha nga Ministria e Brendshme e Beogradit siç e kemi thënë, por kemi dhe këta ushtrinë e vegjël të spiunëve fatkeqësisht shqiptarë që e ndihmuan këtë proces jashtë masë shumë”, tha Karamuço.

denimi karamuco Shqiptare spiuna; uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pogradec/ Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja, dyshohet se ka ndërruar jetë prej 3 ditësh

21:40 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin dytësor, ja orari

14:07 / November 19, 2026

Vjedhja e parave në Postën e Durrësit/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK regjistron dosjen

12:53 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.