Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ES
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se opozita është me vonesë për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.

Salianji shkoi më tej kur tha se PD nuk ka kandidatë për 90% të bashkive. Ai bëri përgjegjës Sali Berishën për rënien e protestës dhe shton se gjenerata Z s’ka asnjë arsye për ta mbështetur kur kërkon largimin e tij.

“Opozita është e vonuar në të gjitha proceset. Jemi 3-4 muaj para fushatës elektorale, muajt e fundit ecin shumë shpejt. Është e vonuar në përzgjedhjen e kandidatëve, bërjen e aleancave, njohjen e një realiteti të ri që është protesta.

Dalja e Sali Berishës në protestë, e qëllimtë për ta prishur. Ç’punë ka të shkojë atje? Çfarë do të bëjë në datë 28 ai? Nëse Berisha, po mos të kishte interesin personal ose trajtimin si biznes të partisë, do të kishte dalë në protestë kundër vetes. Në 36 vite të mërzitet edhe vetja. Gjenerata Z e të tjerat bëjnë betejën për të pasur ndryshim pse të bëjnë betejë për një njeri që ka 36 vite në politikë.

Sali Berisha nuk ka kandidat në pothuajse 90% të bashkive. Sot PD duhet të kishte kandidatët për 46 bashkitë që la reforma e re. Opozita mund të fitojë nëse bën një hap pas Berisha”, tha Salianji.

Njëkohësisht, ka një sfidë të hapur për Sali Berishën që e quan “sëmundje” e “barrë” për opozitën.

“Të më thonë se në cilën zonë duan të jap kontribut dhe do të jem aty për opozitën, edhe unë mund të fitoj prapë aty ku do të jem. Ma kanë ndaluar me ligj për këto zgjedhje. Nëse PD thotë shiko po të vish ti këtu ne fitojmë, do të jem aty. Barra më e rëndë e opozitës është Sali Berisha. Që ta shërosh një sëmundje duhet ta identifikosh atë, ne duhet të bëjmë një garë duke tërhequr edhe ca thasë mbrapa që është Berisha”, tha ish-deputeti.

Suksesin e tij potencial, Salianji e mbështet te betejat e shkuara politike.

“Po të isha unë s’ka diskutim që do të fitonte shumicën. Kam treguar që i fitoj edhe kur duket e pamundur”, shprehet ai.

Plani për t’iu rikthyer aktivisht politikës do të vijojë fillimisht me takimet me qytetarët, disa prej të cilave do të jenë edhe publike.

“Do të vazhdoj prapë takimet në këtë periudhë. Kam bërë takime nëpër qytete. Do të ketë takime me struktura e qytetarë. Disa do të jenë edhe publike, për të dëgjuar ata më shumë. Unë do të them mendimet e mia pse PD nuk fitoj dot me Sali Berishën, tani do të dëgjoj qytetarët dhe të gjejmë zgjidhje”, tha Salianji.

90% bashkive Berisha kandidate Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.