Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pa gjuhë, pa “ Fol shqip!” nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në prag të  Ditës së Alfabetit   bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Në një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, pjesë e nismës   “fol shqip”, Kreu I shtetit   theksoi  rëndësinë e angazhimit të përditshëm,  në familje, në shkollë, në institucione, për ruajtjen e një prej elementëve themelorë të identitetit kombëtar.

Presidenti Begaj u ndal te çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj duhet të zbatohen edhe në praktikë.

“ Ju besoj e dini se Presidenti i Shqipërisë mbajti një fjalë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk ishte thjesht një formalitet. Ishte një mesazh për të treguar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në tokën e tyre, në vendin e tyre, dhe kanë të drejtat e tyre, të drejta të cilat duhen mbrojtur. Jo pa qëllim bëra edhe një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku u takova me një përfaqësi të studentëve që protestonin”

Presidenti theksoi  se çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim përtej dallimeve politike.

“Duhet që të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësues të shqiptarëve në qeveri apo në opozitë, të bëhen bashkë për këtë çështje. Nuk ka çështje më të madhe se kjo”

Duke sjellë në vëmendje Kongresin e Manastirit të vitit 1908, si një shembull të bashkimit të shqiptarëve rreth një çështjeje madhore kombëtare, atë të alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe, Presidenti u shpreh se edhe sot, kur bëhet fjalë për gjuhën, kulturën dhe të drejtat e shqiptarëve, është e rëndësishme që të gjithë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të veprojnë së bashku.

Shembull solli komunitetin arbëresh në Itali, i cili ka ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar ndër shekuj.

begaj dita e Alfabetit fol shqip mesazhi Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.