Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KU KU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në pushimin e ndeshjes mes Orikut dhe Kukësit në Kategorinë e Parë, pasi lojtarët dhe stafi vendas kanë dhunuar pjesëtarët e skuadrës verilindore.

Sipas asaj që mësohet, përplasja ka filluar fillimisht verbale, e më pas lojtarët dhe stafi i ekipit vendas u janë vërsulur miqve në tunelin mes dhomave të zhveshjeve duke sjellë disa minuta kaos dhe ka ndërhyrë edhe policia për të qetësuar situatën.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga mediat disa prej lojtarëve të skuadrës së Kukësit kanë pasoja fizike në trup me shenjat e këpucëve të dukshme pasi janë goditur me shkelma nga futbollistët e ekipit vendas.

Njëkohësisht, gjithçka ka ndodhur nën vëzhgimin e kamerave të brendshme të stadiumit, të cilat çuditërisht janë deklaruar të fikura dhe jofunksionale.

Pas kësa situate ka reaguar edhe FK-Kukësi, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shprehen se futblollistët e kishin të pamundur që të riktheheshin në fushë. Ata theksojnë se kanë kallëzuar në polici për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i FK-Kukësit

Futboll Klub Kukësi dënon me vendosmëri aktet e dhunës së ndodhura gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes KF Oriku – FK Kukësi. Në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, një prej lojtarëve të KF Orikut ka fyer dhe goditur pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës sonë. Situata më pas ka agravuar, pasi edhe lojtarë të tjerë të ekipit vendas janë përfshirë në këtë incident, duke ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistëve tanë dhe duke u shkaktuar dëmtime fizike, shenjat e të cilave janë qartësisht të dukshme.

Përballë kësaj situate, klubi ynë iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së të pranishëm në ndeshje, konkretisht delegatit Sabri Kalleshi dhe vëzhguesit Arjan Mali, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, shqyrtimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për këto akte dhune. Në kushtet e krijuara, pas dhunës së ushtruar dhe dëmtimeve fizike e psikologjike të pësuara nga pjesëtarët e skuadrës sonë, ishte e pamundur që futbollistët të riktheheshin në fushë dhe të vijonin normalisht ndeshjen. Në një situatë të tillë, nuk mund të flitej për kushte normale të zhvillimit të aktivitetit sportiv dhe, aq më pak, për respektimin e parimit të Fair Play.

Pavarësisht kërkesës sonë për të mos vijuar ndeshjen pa u sqaruar më parë ngjarja dhe pa u marrë masat e nevojshme, zyrtarët e ndeshjes këmbëngulën në rikthimin e skuadrës sonë në fushë, duke na bërë të ditur se në rast të kundërt do të merreshin masa disiplinore ndaj FK Kukësit, përfshirë humbjen e ndeshjes në tavolinë. Duke e konsideruar këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të papranueshme, futbollistët e dëmtuar, së bashku me përfaqësuesit e klubit, kanë depozituar kallëzim pranë Stacionit të Policisë Orikum.

Gjithashtu, është kërkuar zyrtarisht ndjekja e të gjitha procedurave ligjore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. FK Kukësi kërkon nga organet kompetente të FSHF-së një shqyrtim të plotë dhe të paanshëm të incidentit, administrimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave përkatëse disiplinore ndaj të gjithë personave përgjegjës. Dhuna nuk ka vend në futboll. Siguria dhe integriteti fizik i futbollistëve dhe stafit duhet të jenë mbi çdo rezultat sportiv.

dhunohen kukesit lojtaret Stadiumit tunelin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026

Operacion i përgatitur për 15 vite/ Pilotët amerikanë, 37 orë në ajër mbi objektet bërthamore të Iranit

11:52 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.