Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tatimi i ri mbi pagat, kush përfiton dhe kush paguan më shumë?

16:16 / November 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3104 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rishikimi i fashave të tatimit mbi të ardhurat nga pagat, i parashikuar në paketën fiskale 2027, sjell përfitime për mijëra punonjës, por edhe një barrë më të lartë për pagat e larta. Ndërkohë, për punonjësit që kanë kontrata me pagë neto fikse, përfitimi nga ulja e tatimit mund të kalojë te punëdhënësi.

Skema e re e tatimit mbi pagat parashikon zgjerimin e fashës tatimore prej 13%,  ne pagat nga 200 mijë në 300 mijë lekë bruto në muaj. Për pagat nga 300.001 deri në 700 mijë lekë do të zbatohet norma 23%, ndërsa për të ardhurat mbi 700 mijë lekë norma e tatimit do të jetë 30%.

Ndryshimet ruajnë zbritjen prej 30 mijë lekësh dhe përjashtimin për të ardhurat deri në 50 mijë lekë.

Sipas përllogaritjeve të paraqitura në relacion, pagat deri në 200 mijë lekë bruto në muaj nuk do të kenë ndryshime. Ndërsa punonjësit me pagë 250 mijë lekë bruto pritet të përfitojnë rreth 5 mijë lekë më shumë në muaj në pagën neto.

Përfitimi më i madh përqendrohet te pagat nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë bruto, të cilat përfitojnë rreth 10 mijë lekë më shumë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit.

Pagat nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë përfitojnë jo sepse ulet norma 23%, por sepse fasha e tatimit 13% zgjerohet nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Kështu, 100 mijë lekë të pagës që më parë tatoheshin me 23%, tani tatohen me 13%. 

Megjithatë, efekti ndryshon për pagat e larta. Pika e barazimit llogaritet rreth 843 mijë lekë bruto në muaj. Mbi këtë nivel, punonjësit nisin të paguajnë më shumë tatim. Për një pagë bruto prej 1 milion lekësh, barra tatimore rritet me rreth 11 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e relacionit tregojnë se nga ndryshimet pritet të përfitojnë rreth 25.704 punonjës, ndërsa rreth 1.293 punonjës do të kenë një barrë më të lartë tatimore.
Një aspekt i rëndësishëm lidhet me kontratat e punës ku paga është negociuar në vlerë neto dhe jo bruto.

Në këto raste, ulja e tatimit mbi pagën nuk përkthehet automatikisht në të ardhura më të larta për punonjësin. Meqenëse punëdhënësi duhet të sigurojë të njëjtën pagë neto të dakordësuar,  me ndryshimet atij i nevojitet një pagë bruto më e ulët për ta arritur atë. Për një pagë bruto prej 250 mijë lekësh, kursimi për punëdhënësin llogaritet rreth 6 mijë lekë në muaj./Scantv

Pagat paguan perfiton tatimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Shpalljes së Pavarësisë, ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912 dhe çfarë fshihet pas sarajeve të familjes Vlora

16:12 / November 23, 2026

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu, Elda Hoti e Gjin Gjoni, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore

16:06 / November 23, 2026

Berisha thirrje për bashkimin e opozitës: Nisim negociatat me partitë e vogla

14:41 / November 23, 2026

Mbi 400 shkolla në Gjermani dhe Danimarkë kërcënohen me bombë, policia nis hetimet

14:37 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.