Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shqipëria importoi rreth 7,3 milionë litra vaj palme, AKU nuk sqaron destinacionin

20:40 / November 23, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aku serbia AKU 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 7.3 milionë litra vaj palme janë importuar në Shqipëri gjatë periudhës 2025-2026. Mbetet e paqartë se në cilat produkte dhe biznese përfundon kjo sasi, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka dhënë informacion mbi destinacionin e këtij produkti.

Më 4 nëntor 2026, media i është drejtuar zyrtarisht AKU-së, duke kërkuar të dhëna jo vetëm për sasinë e vajit të palmës të importuar, por edhe për përdorimin e tij në industri të ndryshme, veçanërisht në industrinë ushqimore dhe në prodhimin e produkteve të qumështit. Kërkesa përfshinte edhe ndarjen e të dhënave sipas viteve.

Në mungesë të një përgjigjeje nga AKU për destinacionin e këtij produkti, ekspertja e sigurisë ushqimore, Onejda Kyçyku, shpjegon se vaji i palmës nuk përdoret vetëm në industrinë e përpunimit të ushqimit, por edhe nga bizneset e vogla, si restorantet dhe fast-food-et.

Sipas saj, për të ulur kostot, disa biznese mund ta përdorin atë për skuqjen e perimeve dhe mishit, ndërsa prania e vajit të palmës është e përhapur edhe në pastiçeri, ëmbëlsira dhe akullore.

Vaji i palmës nuk është një produkt i ndaluar, por shqetësimi lidhet me mënyrën dhe shpeshtësinë e përdorimit të tij. Ekspertja paralajmëron se rreziku shtohet veçanërisht kur vaji përdoret vazhdimisht për skuqje në temperatura të larta.

Kur temperatura e vajit arrin 150-200 gradë Celsius dhe ai ripërdoret disa herë, krijohen komponime që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në këto kushte, procesi i degradimit të vajit mund të çojë në formimin e substancave me potencial kancerogjen.

Ndërsa identifikimi i vajit të palmës në aktivitetet e skuqjes mund të jetë më i lehtë për inspektorët, kontrolli bëhet më i vështirë në baxho dhe fabrikat e përpunimit të qumështit. Sipas ekspertes, ky vaj përdoret edhe në prodhimin e produkteve të bulmetit, duke përfshirë djathin, gjalpin, gjizën, salcën e kosit dhe kremin.

Një tjetër produkt ku përdoret vaji i palmës është margarina, e cila në disa raste zëvendëson gjalpin. Problemi, sipas Kyçykut, qëndron te fakti se konsumatorët mund të mos jenë të vetëdijshëm për përbërjen e produkteve që blejnë.

Përdorimi i vajit të palmës në produktet e qumështit mund të ndryshojë cilësinë dhe vlerat e tyre ushqyese, pasi zëvendëson një pjesë të yndyrave me origjinë shtazore dhe shoqërohet me humbje të disa vlerave ushqyese, përfshirë vitaminat.

Ndërkohë që AKU nuk ka bërë të ditur se në cilat biznese përfundon vaji i importuar i palmës, shifrat doganore tregojnë se rreth 7.3 milionë litra kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës së raportuar.

Sipas legjislacionit për ushqimin dhe rregullave për etiketimin, përbërësit e përdorur në produktet ushqimore duhet të deklarohen, në mënyrë që konsumatorët të informohen për atë që blejnë dhe konsumojnë. E drejta për të ditur përbërjen e ushqimeve mbetet një nga elementet kryesore të mbrojtjes së konsumatorit.

AKU importoi palme Shqiperia vaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria dhe Mali i Zi, shembull për anëtarësimin”- Marta Kos: Greqia do jetë kryesuese në mbylljen e negociatave Shqipëri-BE

19:59 / November 23, 2026

Ministri i Jashtëm sllovak: Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të mbyllur kapitujt e negociatave

19:31 / November 23, 2026

Shqipëria dhe Kosova/ Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit

16:28 / November 22, 2026

Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm

10:03 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.