Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm

10:03 / November 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada amerikane 1920x1080 1 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e sigurisë dhe diversifikimin e furnizimit me energji në rajon.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane bëri të ditur se ambasadori Wendt ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

Sipas Ambasadës, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në uljen e cenueshmërisë ndaj ndërprerjeve të mundshme të furnizimit me energji.

Gjithashtu, nisma pritet të krijojë mundësi të reja ekonomike për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë, duke nxitur investimet dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik.

“🇦🇱 Krenari të shohësh Shqipërinë t’i bashkohet nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, ndërsa Ambasadori Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC), duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

.siguri energjitike bashkohet nismes se trump Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

10:06 / November 20, 2026

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

22:40 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.