Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shembet rruga Bajram Curri–Cernicë nga reshjet, bllokohet qarkullimi në Tropojë! Devijimi në aksin alternativ

09:27 / November 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4587 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar problematika në Qarkun e Kukësit, ku situata më shqetësuese paraqitet në bashkinë e Tropojës. Një pjesë e bazamentit të rrugës në segmentin Bajram Curri-Cernicë është shembur, duke detyruar autoritetet të bllokojnë qarkullimin për shkak të rrezikut për drejtuesit e automjeteve.

Sipas informacionit të raportuar nga strukturat e emergjencave civile, deri në orën 08:30 të datës 24 nëntor, në të gjithë territorin e qarkut gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa gjatë natës janë regjistruar reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 700 metra.

Problematika më serioze është konstatuar në kilometrin 2+680 të aksit Bajram Curri–Cernicë, ku është shembur bazamenti i rrugës. Pas vlerësimit teknik, është konstatuar rrezik për trupin e rrugës dhe sigurinë e përdoruesve të saj.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i qarkullimit në këtë segment, ndërsa Policia e Tropojës ka qenë e pranishme në terren për zbatimin e masës. Lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin alternativ Sopot-Ura e Bujanit. Ndërkohë, subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nacionale nga gurët, inertet dhe materialet e sjella nga reshjet, me qëllim mbajtjen e tyre funksionale.

Sipas raportimit zyrtar, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, me përjashtim të segmentit Bajram Curri–Cernicë në bashkinë e Tropojës. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera të rëndësishme.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë qarku furnizohet me energji, me përjashtim të Njësive Administrative Mamëz dhe Surroj, si dhe 16 abonentëve në fshatin Çerem, në Njësinë Administrative Margegaj të bashkisë Tropojë. Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Autoritetet dhe subjektet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren për normalizimin e problematikave të krijuara nga kushtet atmosferike.

Bajram Curri bllokim qarkullimi shembet rruga tropoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

09:02 / November 24, 2026

Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë zjarri me vete, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist

08:55 / November 24, 2026

Dëbora dhe ngricat mbulojnë verilindjen, nis pastrimi dhe kriposja e rrugëve për të garantuar qarkullimin

08:43 / November 24, 2026

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

21:41 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.