Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tirana mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, Rama ndan pamjet

08:45 / November 25, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
926322764 2252020689071910 7352094832696599896 n sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vënë në pah organizimin në Tiranë të Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se kryeqyteti jonë do të mbledhë mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si dhe figura të njohura të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur.

“MIRËMËNGJES dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Edicioni i dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum) në Pallatin e Kongreseve, do të mbahet sot dhe nesër ku pritet të diskutohen mundësitë e financimit të bizneseve të rajonit dhe integrimi i tyre në tregun europian.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet partnerëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të promovojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion tërheqës dhe konkurrues për investime.

600 investitore mirepret tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi

21:41 / November 24, 2026

Hetime për abuzime me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

20:58 / November 24, 2026

Shkodër/ Si u përfshi Ganjolla në hartën e kanabisit, fshati që njihej vetëm për prodhime bujqësore

19:46 / November 24, 2026

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu

15:50 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.