Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
U21 EURO logo 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të ketë tre përballje tejet të vështirë në kampionatin evropian, që për herë të parë nga 16 qershori deri më 3 korrik, organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Në shortin e hedhur në Beograd, të kuqtë e vegjël ‘peshkuan’ fillimisht Spanjën dhe më pas Italinë e Finlandën.

Tre rivalë jashtëzakonisht të fortë për një kombëtare debutuese edhe pse 21-vjeçarët e Bushit barazuan 0-0 në miqësoren kundër Spanjës pak ditë më parë në ‘Air Albania’. Si ‘La Roha’, ashtu edhe Italia janë rekordmenët e këtij kompeticioni, me nga 5 trofe të fituar. Finlanda ndërkohë këtë verë merr pjesë për herë të tretë në Evropianin e 21-vjeçarëve.

“Bashkëorganizimi i këtij kampionati bashkë me Serbinë ka gjithashtu një domethënie të veçantë. Është detyra jonë e të dy federatave që kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi për të treguar që vërtet i ka shërbyer vendeve tona. Ta organizojmë sa më mirë këtë Kampionat Europian dhe t’i bëjmë të gjithë të ndihen të mirëpritur në Shqipëri dhe Serbi,”-u shpreh kreu i FSHF Armand Duka në ceremoninë e shortit në Serbi.

Dy ndeshjet e parë të Kombëtares U-21 do të zhvillohen në ‘Air Albania’, që janë kundër Spanjës me 16 qershor dhe kundër Italisë me 19 qershor, ndërsa ndeshja e tretë më 22 qershor kundër Finlandës në ‘Elbasan Arena’. Nga grupi kualifikohen vendet e para dhe të dyta, ndërsa vendet e treta dhe të katërta eliminohen. Njëjtë si Shqipëria edhe Serbia organizatore të gjithë ndeshjet e Evropianit do t’i zhvillojë në territon e saj, me përjashtim të finales, që nëse e arrin që do të jetë më 3 korrik në stadiumin kombëtar të Tiranës ‘Air Albania’.

Katër grupet e përcaktuara në short.

6b0881eec9ffbrezultatet%20e%20shortit

21 vjecareve Europianin grup organizatore Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Shqipëria importoi rreth 7,3 milionë litra vaj palme, AKU nuk sqaron destinacionin

20:40 / November 23, 2026

“Shqipëria dhe Mali i Zi, shembull për anëtarësimin”- Marta Kos: Greqia do jetë kryesuese në mbylljen e negociatave Shqipëri-BE

19:59 / November 23, 2026

Ministri i Jashtëm sllovak: Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të mbyllur kapitujt e negociatave

19:31 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.