Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna në protesta, Qeveria mbron bizneset dhe pronën publike për çdo shkatërrim në të ardhmen

19:24 / November 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër Akt Normativ në lidhje me protestat e dhunshme që sjellin shkatërrim është miratuar këtë të premte nga qeveria. Duke qenë se me Aktin e mëpatshëm Normativ të 28 tetorit 2026, qeveria angazhohej të dëshmpërblente bizneset vetëm për dëmet e protestave në periudhën 13 tetor-22 tetor, ekzekutivi ka përgatitur bazën ligjore për çdo tubim në të ardhshmen, duke përfshirë edhe atë për ditën e nesërme. 

Në vendimin e sotëm që ka fuqinë e ligjit dhe hynë në fuqi menjëherë Qeveria e bën të qartë që kompensimi i dëmeve materiale të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme apo tubimeve të ndryshme duhet të përballohet në fund nga personat përgjegjës për aktet e dhunës.

Sipas aktit, shteti mund të dëmshpërblejë paraprakisht qytetarët dhe bizneset që pësojnë dëme në pronën e tyre gjatë protestave. Përfitues mund të jenë individët dhe subjektet tregtare me aktivitet vjetor nën 14 milionë lekë.

Kompensimi parashikohet vetëm për pasuritë e pasiguruara, ndërsa kur sigurimi nuk mbulon dëmin e shkaktuar nga trazirat apo aktet e dhunshme, pronari mund të përfitojë nga skema. Një tjetër element i rëndësishëm është se kompensimi mund të jepet edhe kur autorët e dëmtimit nuk janë identifikuar.

Por pagesa nga shteti nuk i përjashton përgjegjësit nga detyrimi për të shlyer dëmin. Pas kompensimit të qytetarit apo biznesit, shteti merr përsipër të drejtën për të kërkuar paratë nga personat që kanë shkaktuar dëmin. Këtë proces do ta ndjekë Avokatura e Shtetit, e cila fillimisht do t’u kërkojë përgjegjësve kthimin vullnetar të shumës së paguar. Nëse ata nuk paguajnë, shteti mund t’i drejtohet gjykatës për të rikuperuar paratë.

Përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te personat që kryejnë drejtpërdrejt aktet e dhunës, pasi edhe organizatorët dhe drejtuesit e tubimit mund të mbajnë përgjegjësi solidare për dëmet. Ata përjashtohen nga kjo përgjegjësi nëse provojnë se dhuna nuk është nxitur prej tyre dhe se nuk kanë pasur mundësi ta parandalojnë. Rregullat vlejnë për të gjitha tubimet në vende publike, qofshin të njoftuara, të ndaluara apo spontane, përfshirë edhe aktivitetet sportive, kulturore dhe festive.

Akti normative parashikon gjithashtu që dëmet ndaj institucioneve dhe pronës publike të kërkohen në çdo rast nga personat përgjegjës, pavarësisht nëse shteti ka vendosur të kompensojë paraprakisht dëmet në pronën private.

Një mundësi tjetër është që detyrimi financiar të shlyhet përmes punës në interes publik, por vetëm nëse debitori jep pëlqimin e tij të lirë. Qeveria thekson se skema nuk synon të kufizojë protestat paqësore, ndërsa përgjegjësia lind vetëm për veprimet konkrete të dhunës, dëmtimit apo nxitjes së tyre.

bizneset Dhuna mbron Protesta Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jeni populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Flamurit!

13:29 / November 27, 2026

Begaj dhe Justina Shiroka-Pula takim në Ohër: Mbështesim statusin kandidat në BE për Kosovën dhe hapat ligjorë për Hagën

12:32 / November 27, 2026

Marta Kos: Më shumë Europë para anëtarësimit, Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

11:15 / November 27, 2026

Samiti për Planin e Rritjes/ Mbërrijnë liderët e Ballkanit, Rama pret Marta Kos

10:40 / November 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.