Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kombi nderon Flamurin/ Festë kombëtare në Kosovë, Preshevë, Maqedoni e Mal të Zi

15:08 / November 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 60
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamuri kuq e zi këtë 28 nëntor është valëvitur nga Presheva në Tetovë.

Kjo festë e mbarë shqiptarëve është shënuar nga aktivitete të ndryshme. Në Luginën e Preshevës, Kryetarja Ardita Sinani ka vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në krye të godinës së komunës. Përgjatë rrugëve janë vendosur dhe imazhe të heronjve tanë kombëtarë në përshkrimin “Nëntor Lugine”.

Ky nëntor u shoqërua me një dhimbje kolektive për shqiptarët e kudondodhur pas vendimit të padrejtë të Gjykatës së Hagës mbi 4 ish-çlirimtarët e Kosovës. Organizata e Veteranëve të Luftës mori pjesë si çdo vit në homazhe në Prekaz, ku ndodhet shtëpia e kthyer në memorial nderi e komandantit dëshmor Adem Jashari dhe familjes së tij.

Prekazi zhvilloi gjithashtu një maratonë “Vrapo për flamurin” deri në 28 kilometra.

Prishtina është veshur kuq e zi, dhe monumenti NewBorn është ngjyrosur në kuadër të Ditës së Flamurit. Gjysmë i kuq e gjysmë i zi, logoja e UÇK-së ka marrë qendrën e vëmendjes këtë vit, si pasojë e vendimit të rëndë dhe të padrejtë të Gjykatës së Hagës mbi ish-krerët e Ushtrisë së Çlirimit.

Në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, u përurua shtatorja dhe sheshi që merr emrin e Shën Nënë Terezës. Ceremonia e përurimit u zhvillua pranë Katedrales në Prizren.

Tetori e ka shpallur krejt muajin festë. Me logon “Nëntori në Tetovë”, këto aktivitete të zhvilluara nga Komuna e Tetovës kulmojnë me festat kombëtare. Me titullin “Flamuri na bashkon”, një marsh festiv dhe program artistik po zhvillohet në qendër të qytetit me pjesëmarrjen e gjimnazeve të qytetit dhe grupeve të ansamblit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekipi i kombëtares mesazh urimi për shqiptarët: Pavarësisht ku na çon rruga, Shqipëria na bashkon gjithmonë

14:08 / November 28, 2026

Albulena Haxhiu homazhe në Prekaz: Nderon sakrificën e familjes Jashari

11:26 / November 28, 2026

Policia vishet kuqezi në 28 Nëntor, flamujt kombëtarë në mburoja dhe autobotët para protestës në Tiranë

11:16 / November 28, 2026

Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin

11:08 / November 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.