Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat paraprake për personat e lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas informacionit të përcjellë nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 persona të lënduar.
Prej tyre, pesë janë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe tetë protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit e paraqitur në këtë spital janë në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është paraqitur edhe një efektiv policie.
Sipas të dhënave paraprake, numri i personave të lënduar të paraqitur në strukturat spitalore ka arritur në 18.
