Princi Harry ka zhvilluar një takim privat me babanë e tij, mbretin Charles III, në rezidencën mbretërore Birkhall, në Skoci. Takimi raportohet të ketë ndodhur më 17 tetor, por është mbajtur i fshehtë deri më tani.
Sipas mediave britanike, në këtë takim ishin vetëm babë e bir, pa praninë e Meghan Markle, fëmijëve të çiftit apo mbretëreshës Camilla. Nuk dihet se çfarë është diskutuar, por një burim pranë familjes mbretërore ka deklaruar se ekziston dëshira për të ruajtur marrëdhënie të mira mes tyre.
Ky është takimi i parë kokë më kokë që nga rikthimi i Harryt në Britani në gusht, ndërsa marrëdhëniet e tij me familjen mbretërore vazhdojnë të mbeten të tensionuara, veçanërisht me vëllain e tij, princin William.
