Sipas të dhënave nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak Korçë në gjithë qarkun e Korçës temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, aktualisht -11 gradë C.
Mësohet se qarkullimi rrugor në akset nacionale vijon normalisht. Segmentet rrugore rurale janq të hapura dhe kalimi rekomandohet me zinxhirë.
Furnizimi me energji vijon normalisht me perjashtim të disa fshatrave.
Drejtoria Arsimore Rajonale raporton se procesi mesimor ka vijuar me orë të reduktuara . Nuk është zhvilluar mësim në shkollën e Sheqerasit dhe Orman-Pojan. Duke filluar nga nesër deri në fund të javës mësimi do fillojë në orën 09:00. Në Devoll mesimi është kryer me orë të reduktuara, ndërsa në shkollën e fshatit Arzë, disa mësues nuk kanë shkuar për shkak të ngricave, por shkolla është e hapur nga mësuesit vendas.