Bill Klinton, ish-presidenti i SHBA-ve ka nisur vizitën e tij në Prishtinë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.
Clinton është ftuar që të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.
Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan./KosovaPress/