Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rrenat e themelimit”, 28-vjetori i Partisë Socialiste, profesor Fuga flet për xhirime të fshehta: Do të dalë e vërteta…

14:45 / June 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuga rama pellumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas qëndrimeve të disa eksponentëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë uruar 28 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Artan Fuga thekson ai i di se ku janë të gjitha provat dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë themeluesit e vërtetë të Partisë Socialiste.

Akademiku thekson se një grup prej 6 vetash punon ‘undërground’ për themelimin e së majtës demokratike europiane dhe ishin ata që hodhën bazat themeluese.

Sipas tij, për të vërtetuar këtë duhet të kontrolluar arkivat, xhirimet televizive të brendshme dhe protokollet e takimeve.

Nga Artan Fuga

Rrenat për themelimin

—————–
Thonë që është përvjetori i themelimit të partisë socialiste!

Urime!

Por, unë i di ku janë të gjitha provat dhe dokumentet, si edhe njerëzit, që vërtetojnë se ata që e themeluan partinë socialiste në të vërtetë, që përpunuan vlerat demokratike të një të majte demokratike për t’i vendosur në statutin e partisë, ata që vepruan kështu pa interes, por në të mirë të kombit dhe të vlerave të së majtës, nuk janë asfare:

ata që urojnë për këtë përvjetor,
ata që shkojnë nëpër pritje me ndonjë gotë birre a coca – cola në dorë,
ata që tregojnë kujtime krejt rrenacake!

Si cdo origjinë edhe këtë e kanë mbuluar gërmadha e gënjeshtrave zyrtare!

Madje një pjesë e atyre që hiqen si veteranë tani ishin kundërshtarë të egër të këtij rithemelimi! Të tjerë që gufmosen as nuk ishin fare në aktivitet politik dhe kishin frikë të dilnin nga shtëpia! Të tjerë si Shën Pjetri e kishin mohuar tre herë para se të këndonte gjeli të majtën!

Të tjerë as nuk dinin fare se çfarë bëhej ndonëse luftonin në llogore ultrakonservatore!

Ca e kapën programin e ri dhe e kthyen PS që duhej të lindëte me shumë vëshirësi e pastrime në një vegël pushteti me mbetje punisto – totalitare!

Tani që PS është në pushtete hiqen si familje dëshmori!

Kur të mos jetë përsëri: Unë themelues, çfarë ke me mua o vllai!

Do të dali e vërteta do të dali!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.