Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bastet/ Kompanitë shqiptare kanë gjetur një marifet

16:27 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga janari është e paligshme që të luash baste në Shqipëri, e prapë fenomeni nuk është zhdukur. Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit. Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor.

Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.  Nga vëzhgimi rezulton se, faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale. Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual.

Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia.

baste online Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.