Policia e Elbasanit ka sqaruar edhe incidentin e mbrëmshëm ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri pranë bashkisë, pak pas mesnatës.
Sipas policisë personi në fjalë është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, mbi të cilin rëndon akuza e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Lexo edhe- Të shtëna me armë zjarri edhe pranë Bashkisë së Elbasanit
Sipas burimeve zyrtare E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
