Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Maxhoranca palë, me LSI dhe PD”, parashikimi i Hajdarit: Në korrik do kemi zgjedhje

10:51 / June 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1554978039 rudinahajdari1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend Rudina Hajdari ishte mjaft e ashpër me të gjithë klasën politike shqiptare në fjalën e saj për vendimin e presidentit Meta.

Ajo tha se zgjedhjet do të shtyhen me një muaj por pyetja që ngre ajo është pse bëhet kjo. Sipas Hajdarit sepse të tre bashkë, Rama, Basha dhe Kryemadhi duan të zgjasin pushtetet e tyre.

“Zgjedhjet do shtyhen me një muaj, këtu do jemi dhe e di pse do ndodh. A ia vlejti barra qiranë, a ia vlejti që opozita të digjte mandatet, bojkoti gjithë këto 2-3 vite, a ia vlejti të bllokonim reformën në drejtësi, ai ia vlejti të mbyllnim dyert e Evropës, absolutisht jo. Pse bëhet kjo? Kjo bëhet që këta të tre të ulen bashkë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë një konsensus të ri për zgjatjen e pushtetit të tyre, të vazhdojnë akoma më shumë”, tha Hajdari.

Sipas saj rezoluta për Metën nuk ka veprim juridik, duke e quajtur shantazh për kreun e shtetit. “Rezolutë pa veprim juridik, thjesht shantazh për Metën. Është një akt që ne thjesht mund të konstatojmë si Kuvend i Shqipërisë. Gjykimi i vendimit të Presidentit të RSH e merr vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe ne duhet të jemi shumë të qartë me qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

Madje shkoi më tej duke i thënë maxhorancës që këtë mocion me debat duhej ta kërkonte kur kryetare e LSI-së u bë bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi.
“Pse nuk bëtë mocion për debat e të thonit prit se kjo nuk bëhet, është akti paprecedent. Maxhoranca u bë palë me LSI, me opozitën kur bëtë marrëveshje me njëri-tjetrin, për një arsye të vetme të zgjasni pushtetin tuaj se nuk ju intereson fare se ça bëhet me Shqipërinë”, tha më tej Hajdari.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.